Moody’s Investors Service pret që rritja globale të vazhdojë të ngadalësohet në vitin 2023 për shkak të një shtërngimi në politikën monetare të bankave të ndryshme qendrore.
Kufizimi i politikës monetare, Moody’s në prespektivën e tij makro globale të titulluar “rreziqet ekonomike globale vazhdojnë”, tha se do të ketë një zvarritje në aktivitetin ekonomik dhe punësimin në shumicën e ekonomive kryesore.
Rritja ekonomike globale e G-20 do të zvogëlohet në 2.0% në 2023 nga 2.7% në 2022 dhe më pas do të përmirësohet në 2.4% në 2024.
Inflacioni, thuhet në raport do të vazhdojë të zbutet, por një rënie e qendrueshme ndaj objektivave të bankës qendrore nuk është e garantuar. Raporti parashikon që inflacioni në ekonomitë e përparuara të mbetet mbi objektivat e bankës qendrore për pjesën më të mirë të 2023 dhe 2024.