Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Greqi, ku janë përplasur dy trena.
Sipas mediave greke, një tren komercial është përplasur me një tren pasagjerësh që po bënte linjën Athinë-Selanik.
Përplasja e trenave ka ndodhur në Tempi, Evangjelismos, pranë Larisës, dhe ka qenë e fortë duke shaktuar daljen e vagonave nga shinat.
Sipas informacioneve paraprake raportohet se fatkeqësisht numi i viktimave është rritur, ku ka shkuar në 32, ndërsa 85 të tjerë janë të plagosur.
Treni i pasagjerëve IC 62, i cili ishte nisur nga Athina për në Selanik, mbante rreth 350 pasagjerë , njoftoi më herët kompania Hellenic Train, e cila shpjegoi se nga 430 personat që kishin hipur në të në Athinë, rreth 80 zbritën në Larisa. Sipas informacioneve, në trenin e mallrave ndodheshin tre persona.
Rreth 40 zjarrfikëse dhe 17 automjete të ndihmës së parë kanë shkuar në vendngjarje.