Shërbimi i mbrojtjes civile nën opozitën siriane tha sot se 22 persona vdiqën nga kolera në veriperëndim të vendit pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Organizata kryesore e shpëtimit e mbështetur nga perëndimi në rajonin kufitar të goditur nga tërmeti brenda Sirisë tha, duke cituar organizata mjekësore, se 568 raste të tjera të infeksionit ishin regjistruar gjithashtu si rezultat i dëmtimit të gjerë të tërmetit në sistemet dhe infrastrukturën e ujit.