Një tërmet me magnitudë 5.6 gradë të shkallës Rihter goditi të hënën provincën turke të Malatya, duke vrarë 2 persona dhe duke plagosur 140 të tjerë.
Lajmi u bë me dije nga Agjencia Turke e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD).
Shtohet se 32 persona u shpëtuan nga rrënojat e tërmetit, epiqendra e të cilit ishte në lagjen Yesilyurt, raporton Anadolia.
31 objekte u shkatërruan dhe operacionet e kërkim-shpëtimit u përfunduan në shtatë ndërtesa. Janë 650 persona në terren që punojnë për kërkimin dhe shpëtimin e të bllokuarve nën rrënoja.