Një banesë u dogj në qarkun Gjirokastër si pasojë e zjarrit nga rrjedhja e një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05, në fshatin Toç, Memalaj, ka marrë flakë dhe është djegur banesa e shtetasit H. H., rreth 70 vjeç.
Dyshohet se flakët kanë rënë nga rrjedhja e një bombule gazi.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka dëme në njerëz ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
LEXO EDHE: 6 arsye pse na nevojitet Sigurimi i Shtëpisë