1.5 C
Tirana
Tuesday, November 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiMenaxhimi i bilanceve bëhet më i rëndësishëm për siguruesit me rritjen e...

Menaxhimi i bilanceve bëhet më i rëndësishëm për siguruesit me rritjen e normave të interesit

Në parim, një mjedis me norma më të larta interesi është një lajm i mirë për industrinë e sigurimeve, sipas Institutit Swiss Re në një raportin më të fundit mbi “Këndvështrimet Ekonomike”.

Në të njëjtën kohë, yield-et më të larta dhe më pak ndërhyrje e bankës qendrore në tregjet e kapitalit sugjerojnë gjithashtu një kthim në një regjim “të vjetër normal” që ka potencialisht paqëndrueshmëri më të lartë në tregun e obligacioneve, gjë që e bën më të rëndësishëm menaxhimin e bilancit të siguruesve.

Në raportin e titulluar “Normaliteti i vjetër: rritja e normës së interesit sinjalizon lehtësim për kthimet e siguruesve, por me shumë gjasa do të ketë më shumë paqëndrueshmëri”, sipas z. Patrick Saner, kreu i Strategjisë Makro brenda Grupit të Kërkimeve Ekonomike dhe Strategjisë në Swiss Re, javën e kaluar, SHBA , bankat qendrore evropiane dhe të Mbretërisë së Bashkuar rritën të gjitha normat e tyre bazë të interesit me të paktën 25 pikë bazë, duke arritur normat prej 4% ose më lart në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ky kthim në normat e interesit të para krizës financiare globale është shumë i mirëpritur për industrinë e sigurimeve, pasi të ardhurat e lidhura me investimet janë një nxitës i konsiderueshëm i fitimeve të saj.

Megjithëse pritet që yield-et më të larta të mbështesin rentabilitetin e industrisë së sigurimeve, një mjedis me më pak ndërhyrje të bankës qendrore pritet gjithashtu të nënkuptojë paqëndrueshmëri më të lartë të tregut të obligacioneve në të ardhmen, gjë që mund ta bëjë menaxhimin e bilancit më sfidues.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat