Pasditen e djeshme një zjarr ka përfshirë një pallat në rrugën “Asim Vokshi” në Tiranë.
Zjarri nisi pas një defekti në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik dhe më pas është përhapur në katin e nëntë të pallati.
Në vendngjarje arritën zjarrfikësit dhe policia, ndërsa banorët e alarmuar kanë dalë menjëherë nga pallati.
Shumë prej tyre shfaqën probleme me asfiksimin nga tymi i rëndë, ndërsa nuk kishte viktima dhe të lënduar.
Po pasditen e djeshme, një tjetër apartament u përfshi nga flakët në Elbasan, pa të lënduar. Zjarri përfshiu ballkonin e një apartamenti në lagjen ‘Vullnetari’.
Shkak për këtë zjarr u bë bombola e gazit ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz.
LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës/ SIGAL UNIQA, më e besuara tek shqiptarët edhe gjatë vitit 2022