Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të premte në Slloveni.
Një autobus me targa të huaja ka dalë nga rruga në autostradën Pomurska që të çon në drejtim të Mariborit rreth orës 5 të mëngjesit.
Mediat vendase bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë, ndërkohë që raportohet dhe për dhjetëra të plagosur.
Nuk dihet ende numri i saktë i të lënduarve. Siç shihet dhe nga pamjet autobusi ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, hetimet në vendngjarje janë duke vijuar dhe më shumë infomcaion pritet të jepet nga autoritetet pas orës 13:00.