17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti i Ndërmjetëm 2022-2023 i BERZH: Ekonomia në tkurrje, kujdes PPP-të e...

Raporti i Ndërmjetëm 2022-2023 i BERZH: Ekonomia në tkurrje, kujdes PPP-të e garancitë shtetërore

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon që ekonomia shqiptare të ngadalësohet në vitin 2023, pas një zhvillimi pozitiv mbi pritshmëritë menjëherë pas Pandemisë.

BERZH ka publikuar Raportin e Tranzicionit 2022-2023, ku parashikon që ritmi i rritjes së ekonomisë shqiptare të frenohet ndjeshëm nga 8.5% në vitin 2021.

Banka parashikon që rritja të jetë 3%, si për vitin 2022, ashtu edhe për vitin 2023.

Ajo evidenton si risqet më të rëndësishme ndaj zhvillimit ekonomik inflacionin shumë të lartë, si dhe shtrëngimi i kushteve financiare, i cili mund të ulë konsumin e familjeve ashtu si dhe investimet në ekonomi.

Në raport, banka këshillon për strategji fiskale të cilat duhet të kenë qëllim mbrojtjen e shtresave në nevojë.

Ajo këshillon gjithashtu rritjen e bazës së taksapaguesve, përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave buxhetore, si dhe pakësimin e parasë Cash në ekonomi.

Me prioritet shihet nga BERZH adresimi i risqeve fiskale që vijnë nga kontratat e partneritetit publik privat dhe garancitë qeveritare ndaj kompanive shtetërore.

Një tjetër prioritet që duhet të ketë Shqipëria, sipas BERZH është përmirësimi i klimës së biznesit, duke nisur nga sistemi fiskal.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat