11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i Pronës/ SIGAL UNIQA, më e besuara tek shqiptarët edhe gjatë...

Sigurimi i Pronës/ SIGAL UNIQA, më e besuara tek shqiptarët edhe gjatë vitit 2022

Sigurimi i pronës është një siguracion që duhet ta ketë çdo familje dhe çdo biznes.

Sepse, askush nga ne nuk mund t’i parashikojë katastrofat natyrore, vjedhjet, zjarret, etj. të cilat përveç se dëmtojnë pronën fizikisht na dëmtojnë edhe financiarisht.

Shtëpia apo biznesi janë investimet tona më të mëdha. Dhe mesa duket qytetarët shqiptarët kanë filluar ta kuptojnë një gjë të tillë. Pavarësisht pse shifrat e të siguruarve nuk janë ende atje ku duhet.

Sipas raportit të AMF mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-dhjetor 2022, në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-dhjetor 2022 siguruan mbi 3,308 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 64.85%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.72% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, vihet re një rritje prej 4.99% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.55% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-dhjetor 2021.

Ndarja e tregut

Edhe për vitin që lamë pas, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania e sigurimit më e besuar tek shqiptarët.

Nëse gjatë vitit 2021, SIGAL UNIQA zinte 40% të tregut të sigurimeve të Pronës në Shqipëri, gjatë vitit 2022 besimi i qytetarëve tek kjo kompani u rrit duke arritur në 46% të tregut ku operojnë 8 kompani gjithsej.

TREGU I SIGURIMEVE TË PRONËS GJATË VITIT 2022

SIGAL UNIQA Group Austria nuk parandalon fatkeqësitë natyrore, të cilat po shtohen muaj pas muaji por me një siguracion që kushton duke nisur nga 5,000 Lekë në vit e kthen pronën tuaj në gjendjen e mëparshme pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

Në afro 24 vite të ekzistencës së saj në tregun e sigurimeve, nën moton “sigurimi nuk është biznes, por përgjegjësi”, SIGAL UNIQA ka paguar mbi 400 milionë euro dëme tek klientët e saj, ndërsa tregoi forcën dhe seriozitetin e saj pas tërmeteve të vitit 2019 ku pagoi mbi 16 milionë euro dëme te klientët e saj. Pa harruar rikthimin në gjendjen e mëparshme të dy institucioneve të rëndësishme kulturore në vend, Teatri Skampa në Elbasan dhe Kinema Millenium në Korçë, të dyja të shkrumbuara totalisht nga zjarri.

Përveç korrektësisë dhe seriozitetin me klientët, SIGAL ka edhe një tjetër çelës suksesi që e kanë bërë kompaninë më të besuar të sigurimeve: pagimin e drejtëpërdrejtë të klientëve në rast dëmi, qoftë ai material apo shëndetësor.

Një jetë për ta ngritur, një klik për ta siguruar

Siguracionin e Pronës tashmë mund ta blini kudo që të ndodheni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg.

Hyni në https://sigal.com.al/online/  dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.

LEXO EDHENis shorteu “SIGUROHU ONLINE DHE FITO”/ SIGAL UNIQA, çdo muaj fitues e dhurata pafund

Çfarë pret? Akoma nuk je siguruar?!…

Për çdo informacion shkruani në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: +355 68 606 2829

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat