Ashtu si çdo muaj, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-dhjetor 2022.
Luhatjet dhe zhvillimet vlen për t’u theksuar që kanë qenë të dallueshme.
Këto dallime vihen re edhe te raporti i publikuar përsa i përket Sigurimeve Motorike, primet e të cilit gjatë periudhës janar-dhjetor 2022 arritën rreth 13,073 milionë lekë ose 10.06% më shumë se në periudhën janar-dhjetor 2021.
Për shumë vite tashmë kompania lider në tregun e sigurimeve në vend renditet sërisht SIGAL UNIQA Group Austria, duke rrëmbyer besimin e qytetarëve shqiptarë. Besimin e tyre këta të fundit e kanë vërtetuar edhe përsa i përket sigurimit të makinës së tyre në dorën e specialistëve të SIGAL.
Në ndarjen e tregut të sigurimit motorik në Shqipëri, SIGAL zë një përqindje të madhe prej 21.36% të sigurimeve, me një rritje prej 0.9% krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Edhe përsa i përket dëmeve të paguara, SIGAL UNIQA mbetet kompania që ka kryer më shumë dëmshpërblime ndaj qytetarëve shqiptar, me rreth 23.46% të tregut në vend.
Produkti MTPL e Brendshme gjithashtu ka hasur një rritje në treg, ku SIGAL UNIQA Group Austria zë një hapësirë të konsiderueshme me 20.60%.
Liria e lëvizshmërisë jashtë kufirit të vendit me mjete personale ka rritur rëndësinë e përdorimit të produktit të Kartonit Jeshil. Si një domosdoshmëri e pashmangshme për sigurinë e vetes, familjarëve dhe makinës, Kartoni Jeshil për përiudhën janar-dhjetor 2022 ka korrur rezultate pozitive.
SIGAL UNIQA Group Austria edhe këtë herë arrin të mbajë “lidershipin” e tregut të sigurimeve në vend me 24.88% të tij.
Ashtu siç jemi edhe vetëdijshëm, Shqipëria prej dekadash tashmë mbetet një vend në trazicion, dhe kjo përfshin të gjitha fushat pa asnjë përjashtim. Si një shtet në zhvillim e sipër, siguria dhe vendosshmëria janë baza për një jetë më të qetë.
SIGAL UNIQA Group Austria prej më shumë se 23 vitesh ka qenë aleati më i fortë i qytetarëve shqiptarë duke “i mbrojtur” krahët dhe duke i ofruar sigurimin e mjetit, pronës, shëndetit dhe jo vetëm, që në këtë udhë beteje të mos jeni vetëm.
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku!