0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleKëshillaTë jesh i siguruar dhe i mbrojtur financiarisht po bëhet gjithnjë edhe...

Të jesh i siguruar dhe i mbrojtur financiarisht po bëhet gjithnjë edhe më e domosdoshme / Çfarë siguracionesh i nevojiten çdo farmacie

Gabimi është njerëzor. Madje edhe profesionistëve më të mirë iu ndodh të gabojnë.

Ka gabime që kalohen shpejt. Por ka edhe gabime që mund të kushtojnë shtrenjtë. Edhe financiarisht.

Ndaj kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, mes shumë produkteve që ofron, ka edhe një produkt që i dedikohet pikërisht “gabimeve njerëzore” dhe që është Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale.

Farmacistët janë ata profesionistë që e kanë të nevojshëm këtë siguracion nëse duan që çdo barrë financiare apo ligjore që rrjedh prej punës së tyre, të mos paguhet nga vetë ata, por nga kompania e sigurimit.

Por çfarë është Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit të të tretëve si pasojë e neglizhencës, gabimit apo mosveprimit gjatë ushtrimit të profesionit të tij ose gjatë këshillimit të palëve të treta.

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale luan një rol të rëndësishëm në ekonomi dhe shoqëri. Ai i mbron individët dhe kompanitë nga humbjet që mund të mos jenë në gjendje t’i paguajnë duke siguruar një mekanizëm, përmes të cilit palët e treta përfitojnë kompensim për dëmet që u janë shkaktuar.

Përveç farmacistëve, kategoritë kryesore profesionale që përfitojnë nga Polica e Sigurimit të Përgjegjësisë Profesionale janë:

  • Ekonomistët dhe përfaqësuesit e auditit
  • Inspektorët dhe vlerësuesit
  • Doktorët, dentistët, ndihmësmjeket,
  • Spitalet
  • Agjentët e sigurimit
  • Avokatët
  • Noterët
  • Arkitektët
  • Inxhinierët projektues dhe ato zbatues
  • Zhvilluesit e objekteve ndertimore

 

Duajeni profesionin tuaj por edhe sigurojeni atë… vetëm në SIGAL UNIQA!

Mos harroni! Për të marrë këtë sigurim ju nevojitet që paraprakisht të keni Sigurimin e Pronës/aseteve, ku ushtroni aktivitetin tuaj.

Sigurimi i Pronës për Biznesin

Edhe pse mund të keni ndërmarrë çdo hap për të siguruar biznesin tuaj, askush nuk mund të mohojë mundësinë e aksidenteve nga vjedhja, zjarri, përmbytjet, tërmetet e fatkeqësi të tjera natyrore që mund ta godasin atë.

Edhe pse biznesi mund të jetë i konsoliduar, nëse nuk jeni të siguruar mund të përballeni me rrezikun që  të paguani nga xhepi dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj. Dhe në varësi të vlerës së dëmit mund të rrezikoni edhe falimentimin.

 

SIGAL UNIQA Group Austria, Rritemi më mirë së bashku

Për çdo pyetje, shkruani në:

e-mail: [email protected]

WhatsApp: 068 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat