16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMe shpejtësi në mes të qytetit, përplaset me furrën e bukës. Kush...

Me shpejtësi në mes të qytetit, përplaset me furrën e bukës. Kush i paguan dëmet?

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20.45, në qytetin e Bulqizës, shtetasi E.K., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe për pasojë mjeti është përplasur me murin e një biznesi privat (furrë buke), duke shkaktuar  dëme materiale.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.

Kush i paguan dëmet e shkaktuara?

Këto dëme mbulohen nga Siguracioni i Detyrueshëm i mjetit motorik, ose siç njihet shkurtimisht, TPL.

TPL do të thotë Përgjegjësia Civile e Pronarit/përdoruesit të Mjetit Motorik për dëmët e shkaktuara palëve të treta.

ÇFARË MBULON KY SIGURACION?

Sigurimi i detyrueshëm i mjetit motorrik mbulon dëmet qe i shkaktohen palëve të treta gjatë përdorimit të mjetit motorrik me pasojë dëmtime të pronës, dëmtime trupore dhe përkeqësimin e shëndetit dhe humbjen e jetës.

Siguracioni mbulon edhe dëmet ndaj personit dhe pronës që mund tu shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve dhe personave të tjetë që lëvizin në rrugë, strukturave të rrugës dhe pasurive përreth si shtylla, dyqane, biznese të ndryshme etj).

ÇFARË NUK MBULON TPL?

Përjashtohen nga mbulimi në sigurim dhe nuk kanë të drejtën e dëmshpërblimit drejtuesi i mjetit shkaktar i aksidentit për dëmet fizike dhe materiale.

Të dëmtuarit, përveç drejtuesit të mjetit shkaktar, quhen të dëmtuar “palë të tretë” dhe mund të klasifikohen “palë të tretë të transportuar” (pasagjerët) dhe “palë të treta të patransportuar”.

NËSE NË NJË AKSIDENT KA DISA TË DËMTUAR, A MBULOHET DHE VETË I SIGURUARI?

Çdo i dëmtuar, përveç drejtuesit të mjetit shkaktar, mbulohet, dhe këtu futet dhe vetë i siguruari (pronari i mjetit) nësë ai është pasagjer dhe mjafton mos të ketë përgjegjësi në shkaktimin e aksidentit.

Po ashtu nuk mbulohen dhe të dëmtuarit që janë dëmtuar për shkak të përdorimit të një mjeti në ngjarje sportive në rrugë apo pjesë rrugësh, të palejuara për drejtim të mjetit, për arritjen e shpejtësive mesatarisht të larta ose për t’u stërvitur për gara; (neni 22 i ligjit nr.32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”).

NËSE PËSON DEMTIME AKSIDENTALE NGA NJË MJET I PASIGURUAR PËRFITON DËMSHPËRBLIM?

Nëse demtoheni nga nje drejtues mjeti motorrik i pasiguruar me kontratën e sigurimit të detyrueshëm, ju perfitoni demshperblim nga Fondi i Kompensimit.

Fondi i kompensimit ka për qëllim pagesën e dëmeve ndaj pronës dhe ndaj personit, të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë për:

a) dëmet e shkaktuara nga përdorimi i mjeteve motorike të pasiguruara dhe dëmet e shkaktuara nga përdorimi i mjeteve motorike të paidentifikuara, përjashtuar rastet për të cilat i dëmtuari dëmshpërblehet drejtpërdrejt nga shoqëria e sigurimit;

b) pagesën e dëmshpërblimit ndaj pasagjerit në rastet kur pronari i një mjeti motorik në transportin publik nuk ka lidhur kontratë për sigurimin e pasagjerëve;

c) rastet e likuidimit apo falimentimit të shoqërisë së sigurimit.

Limitet e dëmshpërblimit që mbulon Siguracioni TPL:

  • Për dëme pasurore, me pasojë vdekjen, dëmtime shëndetësore dhe përkeqësime të shëndetit, të shkaktuara nga një aksident ose seri aksidentesh të ardhura nga një ngjarje sigurimi:
  • për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot 150,000,000 lekë;
  • për mjete, që transportojnë lëndë të rrezikshme 200,000,000 lekë;
  • për mjete të tjera, përfshirë mjetet e paidentifikuara 50,000,000 lekë;
  • Për dëme jopasurore, të shkaktuara nga një aksident ose seri aksidentesh, të ardhura nga një ngjarje sigurimi, si më poshtë:
  • dëmi moral dhe ekzistencial, nga vdekja apo paaftësia, e pjesshme e përhershme 1,000,000 lekë;
  • dëmi moral dhe ekzistencial, nga dëmtime të tjera 500,000 lekë;
  • dëmi moral, nga paaftësia totale, e përhershme 2,000,000 lekë;
  • dëmi ekzistencial, nga paaftësia totale e përhershme 1,500,000 lekë;
  • dëmi biologjik nga vdekja apo paaftësia totale e përhershme 1,000,000 lekë;
  • kufiri minimal i përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në një ngjarje të sigurimit, 20 000 000 lekë;
  1. për dëme, të lidhura me dëmtimin apo shkatërrimin e pronës, nga një ngjarje:

– për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot 15,000,000 lekë;

– për mjete, që transportojnë lëndë të rrezikshme 20,000,000 lekë;

– për mjete të tjera, përfshirë mjetet e paidentifikuara 1,0000,000 lekë.

PSE DUHET TË JEMI TË SIGURUAR GJATË GJITHË KOHËS

Një aksident, veç pasojave materiale apo fizike, ka edhe me kosto të larta financiare për përgjegjësin e aksidentit, gjë që e thellon edhe më shumë ngjarjen. Ndaj vazhdimisht kemi apeluar tek qytetarët që të bëjnë kujdes me qarkullimin në rrugë, duke respektuar normat e qarkullimit, duke vendosur rripin e sigurimit por në të njëjtën kohë të marrin masa për t’i paraprirë çdo rreziku potencial, duke kryer sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta.

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta, ose TPL, na mbron duke ofruar garanci dhe pagesë financiare për çdo dëm që me mjetin tonë i shkaktojmë palëve të treta.

Kompanitë e Sigurimit nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndihmojnë drejtuesin e automjetit shkaktar të dëmit të heqë këtë përgjegjësi nga vetja, duke i marrë përsipër mbulimin e dëmit të shkaktuar.

Në të kundërt, automatikisht shkaktari paguan nga xhepi çdo dëm që shkakton tek të tretët, që mund të jetë edhe qindra milionë lekë.

LEXO EDHE: 1165 aksidente rrugore dhe 1599 të aksidentuar gjatë 2022/ Shkaqet, pasojat financiare dhe roli i “sekserëve”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat