“UNIQA Maqedoni” vlerësohet nga faqja e njohur ndërkombëtare “Global Banking & Finance” me çmimin “Brendi më i mirë i sigurimeve në Maqedoninë e Veriut 2022”.
“Global Banking & Finance” bazohet në disa kritere para se të akordojë çmimet, duke përfshirë besimin e klientit, cilësinë e shërbimit, inovacionin, përgjegjësinë sociale, avantazhin strategjik në raport me konkurrencën dhe vlerën e primit të shkruar.
“Ky çmim mbarëbotëror dhe titulli ndërkombëtar në botë është një nder i vërtetë për Kompaninë tonë të Sigurimeve dhe dëshmi e menaxhimit të mirë, modelit të shëndetshëm të biznesit, besimit të klientit dhe angazhimit të ekipit. I jam mirënjohës klientëve tanë dhe të gjithë kolegëve të mi. Pa ata nuk do të ishte i mundur asnjë çmim”, shprehet CEO i “UNIQA Macedonia”, Driton Azizi.
Ky çmim tregon edhe një herë se kompania e sigurimeve “UNIQA Maqedoni” zhvillon aktivitetin e saj në të njëjtat standarte me kompanitë e sigurimeve kudo në Europë.
LEXO EDHE: Dokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve
Kompania e sigurimeve “UNIQA Macedonia”, pjesë e SIGAL UNIQA Group, prej 18 vitesh në tregun maqedonas të sigurimeve, ka shënuar suksese të jashtëzakonshëm ndërsa ka ditur t’ju shërbejë klientëve mirë, t’ju japë produktin e nevojshëm që ata duan.
Kompania ka qenë gjithmonë afër klientëve, jo vetëm kur marrin primin por veçanërisht kur ata kanë nevojë dhe kur duhet paguar dëmi.
Ajo ka ditur gjithashtu të jetë edhe pranë komunitetit me aktivitete të ndryshme ku ka marrë pjesë ose ka sponsorizuar.
UNIQA MAQEDONI, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU