4.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKujdes! Ilaçet e temperaturës tek fëmijët kanë efekte anësore/ Kur duhen dhënë...

Kujdes! Ilaçet e temperaturës tek fëmijët kanë efekte anësore/ Kur duhen dhënë dhe si të keni mjekun në celular 24 orë

I ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan pediatri Edi Tushe ka këshilluar prindërit që mos përdorin asnjë medikament për temperaturën tek fëmijët pa i kaluar 39.

Ai shprehet se për mjekët temperatura 38-39 është e dëshirueshme dhe nuk duhet ndërhyre sepse është mekanizëm mbrojtës, është në proporcion të drejtë me numrin e mikrobeve që popullon një njeri.

“Temperatura 38-39 ne e konsiderojmë të dëshiruar, nuk duhet ndërhyrë, ndonjëherë edhe 39 e sipër duhet të pritet. Temperatura është mekanizëm mbrojtës, është në proporcion të drejtë me numrin e mikrobeve që popullon një njeri. Sa më lart, agresiv të shumohet mikrobi, aq më lart është temperatura, për arsye se një mikrob që popullon njeriun mund të shumohet vetëm  në temperaturë normale të njeriut.

Ne ngremë temperaturën që të frenojmë pikërisht shumimin e mikrobit. Temperaturat 38-39 nuk bëjnë asnjë gjë, as nuk vërehet, nuk e vëren prindi. E prek me dorë, e sheh të nxehtë, i vë termometrin, ububu thotë 39. Me vrap përpiqet që t’i japë ato barnat që shërbejnë për të ulur temperaturën. Në qoftë se fëmija ka një sjellje krejtësisht normale, s’ka pse të ndërhyjë, të presë edhe pse temperatura është e lartë.

Në rast se fillon përgjumet, lëshohet etj, etj atëherë duhet patjetër që ta ndihmosh. Përgjithësisht ne kemi si rregull që 39 e sipër duhet dhënë mjekim, për të ulur temperaturën. Natyrisht barnat që jepen për temperaturën nuk janë pa rreziqe. Ajo që përdorim më shumë është paracetamoli, ibubrofeni është më i rrezikshëm, është zgjedhje e dytë. Paracetamoli megjithëse rrallë mund të të japë sepse çdo bar ka dy efekte, ka një efekt bamirës, edhe një efekt të keq, është thikë me dy presa, bën mirë, por mund të shkaktojë dhe plagë gjithashtu. Kështu që dhënia e barnave duhet të jetë gjithmonë e arsyeshme. E kufizuar, sepse në shumicën e rasteve ajo që vë unë re në praktikën time, prindërit ia japin pa e justifikuar shumë barin te fëmija”, shprehet mjeku.

Jo çdo prind ka luksin të këshillohet me një mjek të licensuar në situatat kur fëmija ka temperaturë. As të flasë me një mikun e familjes që është mjek në orën 2 apo 3 të natës. Pa menduar edhe vajtjen në spital dhe pritjen në rradhë ku mund të rrezikosh që fëmija të marrë viruse apo infeksione të tjera.

Ndaj ndihma më e mirë për çdo prind është “TeleShëndet”, shërbimi i ofruar nga SIGAL UNIQA Group Austria që mundëson të kesh mjekun në celular 24 orë të ditës, atëherë kur ti ke nevojë.

Ledita Mezini, pedagoge dhe nënë e dy fëmijëve, është një ndër klientet e para të “TeleShëndet”.

“Më pëlqeu TeleShëndet nga SIGAL sepse gjatë periudhës së COVID-it ishte shumë e vështirë të aksesoja te mjeku ndërkohë që TeleShëndet më ofronte mundësinë që 24 orë të kisha mundësinë të diskutoja problemet e mia mjekun.

Jam shumë e kënaqur nga shërbimi. Disa herë që kam komunikuar me mjeket, ato kanë qenë korrekte, më kanë kthyer përgjigjet e duhura.

Unë kam zgjedhur paketën familjare të TeleShëndet, e cila më ofron mundësinë të konsultohem me mjekun jo vetëm për vete, për bashkëshortin tim por edhe për dy fëmijët e mi. Falenderoj SIGAL për këtë mundësi dhe për këtë produkt mjaft inovativ”.

Çfarë ofron “TeleShëndet” nga SIGAL UNIQA:

  1. Konsultim me audio dhe video me mjek të përgjithshëm 24 orë të ditës, 7 ditë të javës
  2. Ju keni gjithashtu mundësinë të ngarkoni dhe të ruani analizat
  3. Merrni një recetë mjekësore online / Në rast kur mjekët ju rekomandojnë një medikament ata mund tju lëshojnë një recetë elektronike të cilën e printoni dhe ia tregoni farmacistit tuaj
  4. Check up 1 herë në vit
  5. Vizitë okulisti falas
  6. Xhama syzesh me zbritje
  7. Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%
  8. Deri në 50% zbritje në rrjetin SIGAL TELESHENDET

Çmimi – Për fëmijët 5,000 në vit dhe për të rriturit 10,000 Lekë në vit.

Shkarkoni tani aplikacionin Teleshëndet në celularin tuaj, iPhone ose Android, regjistrohuni në pak minuta dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA Group Austria.

Nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini ONLINE në www.teleshendet.al 

Jeta është e mbushur me surpriza ndaj të kesh mjekun kudo dhe kurdo me vete është një privilegj i madh…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat