13.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet14 mijë persona me probleme me frymëmarrjen, drejtoresha e ISHP: Mos i...

14 mijë persona me probleme me frymëmarrjen, drejtoresha e ISHP: Mos i neglizhoni!

Bashkëqarkullimi i gripit, covid dhe virozave të tjera ka rënduar situatën shëndetësore në vend.

Rreth 14 mijë të prekur nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes ka regjistruar Insituti i Shëndetit Publik vetëm javën e fundit, rreth 1500 raste me tepër se një javë më parë.

Aktualisht në vend gripi po mbizotëron ndaj Covid. Ai po prek të gjithë moshat dhe po qarkullon njëtrajtësisht në të gjithë vendin.

Mjekja apelon për të mos i neglizhuar shenjat e tij ndërsa thotë se ashtu si dhe koronavirusi edhe gripi mund të shkaktojë forma të rënda të sëmundjes deri humbje jete.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik vijon të dërgojë mostra në laboratorët e referncëë për të zbuluar nënvariantet e Omicron që qarkullojnë në shtete të tjera. Aktualisht në vendin tonë nuk ka konfirmim për praninë e tij.

Megjithkëtë drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik apelon për të marrë dozat anti-Covid pasi thotë se ato mbrojnë dhe ndaj nënvarianteve të Omicron.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat