15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEksperti: Vaksina pas infektimit s’të jep mbrojtje. Ja te cilët persona s'është...

Eksperti: Vaksina pas infektimit s’të jep mbrojtje. Ja te cilët persona s’është e nevojshme doza e tretë

Në një intervistë për Ora News, mjeku Arban Domi, ka komentuar situatën epidemiologjike në vendin tonë.

Domi është shprehur se efektiviteti i vaksinave ka rënë dhe sipas tij, edhe të vaksinuarit me anti-covid, mund të infektohen.

Gjithashtu sipas tij edhe personat e vaksinuar mund ta transmetojnë Covid-19.

“Të dhënat janë më se evidente që si rezultat i uljes së efektivitetit me kalimin e kohës të anti-trupa nga vaksina dhe të vaksinuarit mund të infektohen. Avantazhi është se e kalojnë sëmundjen lehtësisht, por duke u infektuar, është vërtetuar se sasia virale e prodhuar në trupin e individëve të vaksinuar, është e njëjtë me atë të një të pavaksinuari. Domethënë edhe një i vaksinuar e shpërndan virusin dhe vaksina në rastin e “Deltës”, praktikisht mbron vetëm individin e vaksinuar, jo shumë personat përreth.”

Më tej thotë se edhe ata që e kanë kaluar Covid-19, mund të riinfektohen sërish.

“Elementi i dytë është elementi i testit, 48 orë ose 72 orë. Kjo është një  indikacion e ke apo se ke por në rastin e ‘Deltës’ indikacioni është 2-3 ditë, por kjo nuk do të thotë që është fiks aq, mund të jetë dhe 4 ditë. Nuk garanton siguri të plotë.

E treta është ata që e kanë kaluar dhe për mendimin tim, ky është grupi i sigurt, edhe ata mund të infektohen. Avantazhi është se infeksioni nuk do u shkaktoj problem serioze gjatë sëmundjes por me përjashtim të grupeve të moshave të thyera. Personat me defiçencë imunitare apo personat me sëmundje të caktuara.”

Domi thekson se vaksinimi pas infektimit nuk të bën dëm por as nuk të jep ndonjë mbrojtje.

“Në dallim nga të vaksinuarit, personat që e kanë kaluar virusin kanë shumë më tepër, përgjigje specifike të sistemit imunitar ndaj virusit. Vaksina ka vetëm një proteinë dhe ka një numër zonash që mund të induktohen përgjigjet imunitare, ndërsa në rastin e të infektuarit, janë shumë më të mëdha. Një indikacion pozitiv është rasti i SARS 1. Bërja e vaksinës pas infektimit nuk të shkakton asnjë dëm, por nuk të jep ndonjë element plus mbrojtës.”

Mjeku thotë se për individë që nuk kanë sëmundje shoqëruese nuk është e nevojshme.

“Për individë me shëndet normal doza e tretë nuk është e nevojshme. Mund të diskutohej për mosha të thyera shumë, për arsye se ato në çdo rast dhe para Covid-19, kanë sistem më të ulët imunitar sesa vaksina. Nga 6 muaj e mbrapa efektiviteti i vaksinave bie.

Në 3 muajt e ardhshëm, variantet e reja do të jenë kryesisht të drejtuara, kundër imunitetit të stimuluara nga vaksina.”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat