Një aksident tragjik është shënuar në qytetin Izmir, në Turqi.
Sipas mediave lokale, një vinç i ngarkuar me materiale ndërtimi ka kaluar pranë një vendi ku po pushonin disa punëtorë.
Materialet janë shkëputur nga mjeti dhe kanë rënë sipër 6 punëtorëve duke u shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme.
Dy persona të tjerë mbetën të plagosur pasi metali dhe mbeturinat e lira ranë në çatinë e një konvikti të improvizuar në vendin e ndërtimit në Bornova, Izmir.
Incidenti tragjik ndodhi kur krahu i vinçit 300 metra i gjatë u këput ndërsa ngrinte materialin e ndërtimit, me përmbajtjen që më pas ra në kontejnerin poshtë ku strehonte punonjësit.
Mediat lokale raportuan për një numër arrestimesh pas incidentit.
Pronari i firmës së ndërtimit Emrullah Yolci, shefi i kantierit Muhammet Fatih Yolci, oficeri i sigurisë në punë Fikret Kamil Aydin dhe pronari i firmës së vinçave Irfan Kasirga u arrestuan të gjithë pas akuzave për “mosrespektim të rregullave në punë”.
LEXO EDHE: Aksidentet në punë/ 160 viktima në 5 vitet e fundit, 30 vetëm në miniera
Sigurimi nga aksidentet për punonjësit
Sigurimi nga aksidentet për punonjësit ju mbron nga paditë ose pretendimet që rezultojnë nga dëmtimet e punonjësve që ndodhin si pasojë e natyrës së punës së tyre.
Një policë e tillë sigurimi mbulon dëmshpërblimet për paaftësim, dëmshpërblimet në rast vdekjeje aksidentale, si dhe shpenzimet mjekësore për punonjësit e aksidentuar.
Sigurimi nga aksidentet për punonjësit vlen kryesisht për bizneset, veprimtaria e të cilëve është me rrezikshmëri të lartë.
Minatorët, punonjësit e ndërtimit, punonjësit në industrinë metalurgjike, etj, janë disa nga kategoritë më të rrezikuara për të cilat sigurimi nga aksidentet është i domosdoshëm.
Sigurimi i Punonjësve nga Aksidentet, ofruar nga SIGAL UNIQA
Mbulimet kryesore:
- Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
- Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
- Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
- Shpenzime mjekësore në rast aksidenti
Kujt mund ti ofrohet:
- Të gjitha bizneseve (P.sh, Miniera, Ndërtim, Fasoneri, Gomisteri, pastrim, piceri, restorant etj)
- Të gjithë individëve (P.sh, Minator, Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, shofer etj)
Përfitimet kryesore:
- Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
- Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
- Qetwsi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit
- Garanci për detyrimet e punëdhënësit
Ky sigurim mbulon:
- Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
- Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti.
Sigurimi i përgjegjësisë profesionale
Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale mbron profesionistët nga humbjet dhe dëmet që i shkaktohen palëve të treta, duke shmangur rrezikun e humbjeve financiare por edhe ato ligjore. Inspektorët, inxhinierët, arkitektët, oficer sigurie etj janë disa nga profesionistët që kanë të nevojshëm sigurimin e përgjegjësisë profesionale në rast të gabimeve, apo dëmeve të tjera që iu shkaktohen palëve të treta.