15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqiptarët, më shumë sigurime për jetën/ SIGAL LIFE dominon tregun dhe paguan...

Shqiptarët, më shumë sigurime për jetën/ SIGAL LIFE dominon tregun dhe paguan më shumë se çdo kompani tjetër

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-nëntor 2022 arritën rreth 1,488 milionë lekë, ose 19.67% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kështu theksohet në raportin më të fundit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri.

Sipas të njëjtit burim, sigurimet e Jetës zenë 7.86% të totalit me SIGAL LIFE UNIQA Group Austria që vijon të mbetet kompania që kryeson tregun e sigurimeve të Jetës në Shqipëri.

SIGAL LIFE rënditet e para në market-share ashtu edhe në dëmet e paguara tek klientët e saj.

Ndarja e tregut 

Dëmet e paguara 

LEXO EDHE: Dokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve

Edhe sa i përket produktit më të madh në sigurimet e Jetës, atë të Jetës së Debitorit që ze mbi 67% të totalit, SIGAL LIFE kryeson si për vendin që ze në treg ashtu edhe për dëmet e paguara.

Ndarja e tregut – Jeta e Debitorit 

Dëmet e paguara – Jeta e Debitorit 

SIGAL Life sh.a u themelua në 30 Gusht 2004 dhe u autorizua nga Autoriteti Mbikqyrës i Sigurimeve për kryerjen e sigurimeve të jetës.

Prej vitit 2008 Kompania operon nën emrin “SIGAL Life UNIQA GROUP AUSTRIA” dhe ofron një gamë të gjerë produktesh sigurimi për të gjitha klasat e jetës.

LEXO EDHE: SONDAZHI/ SIGAL UNIQA dhe SIGAL LIFE UNIQA, kompanitë e sigurimeve më të besuara tek shqiptarët

SIGAL Life është pjesë e SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, një prej grupeve më të mëdhenj të sigurimeve në rajon, nën strukturën e të cilit ushtrojnë aktivitetin e tyre 8 kompani të suksesshme sigurimi: SIGAL UNIQA (Shqipëri, Jo-Jetë), SIGAL Life UNIQA (Shqipëri, Jetë), SIGAL UNIQA Kosova (Kosovë, Jo-jetë),  SIGAL Life UNIQA Kosova (Kosovë, Jetë), UNIQA a.d Shkup (Maqedoni, Jo-jetë), UNIQA Life a.d (Maqedoni, Jetë), SIGAL Risigurime dhe Fondi i Pensioneve Private SIGAL.

Rrjeti i SIGAL UNIQA  ka mbi 2000 punonjës dhe agjentë, të cilët ofrojnë shërbim cilësor dhe në kohë për mbi 1 milion klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat