Një tërmet i fuqishëm është regjistruar ditën e sotme në brigjet e Kalifornisë, bëri me dije Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 16.1 km, me epiqendër 12 km në jugperëndim të Ferndale, Kaliforni.
Magnituda e tërmetit është regjistruar në 6.4 ballë të shkallës rihter, ndërsa nuk ka të dhëna për dëme në ndërtesa apo njerëz.
Kalifornia ndodhet në një prej zonave me aktivitet sizmik më të lartë në SHBA dhe botë, për shkak se ndodhet mbi dy pllakat tektonike, atë Paqësore dhe Amerikano-veriore.