4.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAnketa: Shqiptarët nuk dinë çfarë taksash paguajnë

Anketa: Shqiptarët nuk dinë çfarë taksash paguajnë

Pavarësisht se qytetarët kanë detyrim të paguajnë një sërë taksash dhe tarifash vendore çdo muaj, 23% e tyre nuk kanë asnjë informacion se çfarë taksash paguajnë.

Sipas një ankete të realizuar nga “CoPlan”, 72% e qytetarëve janë relativisht të njohur, me detyrimet që kanë kundrejt bashkive.

Por ajo që del në pah është mungesa e transparencës së bashkive dhe organizimi i dëgjesave publike, pasi 92% e qytetarëve të anketuar deklarojnë se nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në një dëgjesë publike.

Pjesëmarrja e ulët në dëgjesa publike dhe mosnjohja me paketën fiskale pasqyrohet në paqartësi mbi çfarë taksash paguhen, mënyrën e pagesës së tyre dhe mungesë të njohurive në lidhje me mënyrën e llogaritjes së detyrimeve vendore, ku 49% nuk e kanë idenë se si bëhet llogaritja dhe për pasojë një pjesë e madhe e tyre nuk ka bërë ndonjëherë kërkesë për korrigjim të dhënash apo ankesë për detyrimet vendore.

Referuar raportit, një nivel i lartë i njohurive mbi detyrimet vendore vlerësohet se do të kontribuonte pozitivisht në qasjen e taksapaguesve ndaj detyrimeve vendore, do të përmirësonte mbledhjen e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore, faktor ky thelbësor për financa të shëndetshme në nivel vendor dhe shërbime publike cilësore për qytetarët.

Por niveli i taksave dhe tarifa vendore është element me rëndësi dhe përcaktues në pagesën e tyre.

Në vlerësimin e rreth 83% të të intervistuarve, niveli i detyrimeve vendore perceptohet të jetë i lartë çka kufizon aftësinë e tyre paguese. Si e tillë rezulton shqetësues fakti se afro gjysma e qytetarëve shprehen se nesë do të kishin mundësi dhe hapsirë, do ti shmangeshin pagesës së detyrimeve, edhe pse aktualisht rezulton se 13% nuk paguajnë. /SCAN

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat