Humbja e kontrollit të makinës dyshohet se i ka marrë jetën një shtetasi në Koplik të Shkodrës.
Sipas policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme, tek rrethrrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke shkaktuar edhe vdekjen e shoferit.
“Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Drejtuesi i automjetit shtetasi M.L, pësoi dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.