14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet'Kujdes me ndërtimet'! Sensibilizim i IGJEUM në zonat e goditura nga tërmeti...

‘Kujdes me ndërtimet’! Sensibilizim i IGJEUM në zonat e goditura nga tërmeti i 55 viteve më parë

55 vite më parë, më 30 Nëntor 1967, zona mes Librazhdit dhe Dibrës u trondit nga tërmeti më i fortë i regjistruar në Shqipëri në 100 vitet e fundit.

Lëkundja 6.6 e shkallës rihter shkatërroi fshatra të tërë, 12 persona humbën jetën dhe 174 mbetën të plagosur.
Toka ishte çarë me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosje vertikale të dheut deri në 50 centimetra.

Nisur nga rrezikshmëria sizmike që paraqet zona, Instituti i Gjeoshkencës (IGJEUM) ka ndërmarrë një nismë sensibilimi e cila synon të informojë për masat që duhet të merren në çdo ndërtim që kryhet.

Lejet e ndërtimit janë rritur muajt e fundit, kryesisht në Tiranë, e cila po përjeton një bum në këtë sektor.

Por ndërtimet e reja që po kryhen janë të rrezikuara në mënyrë kostante kundrejt eventeve të papritura dhe të paparashikuara, duke filluar që nga kushtet e motit dhe të papriturat e shtresave të nëntokës, mbi të cilën ju ngrini themelet e veprave tuaja dhe deri tek pakujdesitë e kapitalit human, në zbatimin me përpikmëri dhe rigorozitet të specifikave të projektit, rregullave të sigurimit në ndërtim, montim etj.

Për të ndarë këtë risk ju nevojitet një partner të cilin mund ta gjeni vetëm tek SIGAL UNIQA Group Austria, e cila është e gatshme të jetë e vëmendshme kundrejt detajeve dhe eventeve të paparashikuara, në mënyrë që ju të ecni përpara për plotësimin dhe arritjen në kohë të realizimit të projekteve tuaja.

ÇFARË OFRON SIGAL UNIQA Group Austria

Sigurimi 10 vjeçar i Përgjegjësisë së Ndërtuesit (10 year Builder Liability Insurance)

Sigurimi i Përgjegjësisë së Ndërtuesit është i detyrueshëm për të gjithë ndërtuesit dhe për çdo objekt të përfunduar, qoftë ky pallat, shtëpi private, vilë, hotel, apo çfarëdo objekti tjetër.

Me një afat 10 vjeçar të vlefshmërisë së policës, ndërtuesit mbulohen financiarisht për çdo dëmtim material ose fizik si dhe shpenzime ligjore në rast padie.

Dëmshpërblen për dëme materiale dhe shëndetësore.

MBULIMET

Kjo policë do t’ju dëmshpërblejë atëherë kur do të bëheni përgjegjës i ligjshëm për:

  • Shembjen tërësore apo të pjesshme të ndërtesës
  • Dëmtimet fizike dhe aksidentale
  • Dëmtimet e pronës materiale, etj.

Ky sigurim është në përputhje me VKM nr.650 datë 02.10.2019 si dhe VKM nr.693 datë 02.10.2019.

Që në pikën e parë të vendimit, qeveria detyron investitorin që bashkë me kontratën e kalimit të pronësisë së ndërtesës t’i dorëzojë blerësit dhe një kontratë sigurimi me afat 10 vjeçar.

Pa këtë policë sigurimi prona nuk mund të regjistrohet në Kadastër.

“Në rast mungese të kontratës së sigurimit, kërkesa për regjistrim të kontratës së kalimit të pronësisë nuk administrohet nga sporteli i shërbimeve kadastrale.”

Sigurimi i të gjitha rreziqeve në ndërtim (Constructors’ All Risk)

Ky produkt është për të gjithë ndërtuesit e pallateve, fabrikave, uzinave, aeroporteve, urave, autostradave. Polica e sigurimit ofron mbulimin në sigurim nga të gjitha rreziqet për fazën e ndërtimit të objekteve dhe gjithashtu edhe për një afat garancie pas përfundimit të punimeve.

Mbulimi përfshin si dëmet e pësuara nga i siguruari (kontraktuesi apo nënkontraktuesi i punimeve), ashtu edhe dëmet që i siguruari mund t’i shkaktojë të tretëve.

Sigurimi i të Gjitha Rreziqeve Në Montim (Erection All Risk)

Nëpërmjet kësaj police sigurimi SIGAL UNIQA merr përsipër të paguajë për dëmtimet e punimeve në të gjitha fazat e montimit të makinerive dhe pajisjeve në objektet industriale.

Gjithashtu, ne paguajmë edhe për dëmtimet ndaj palëve të treta, si për ato trupore ashtu dhe për ato pasurore, gjithashtu dhe shpenzimet për pastrimin e mbeturinave që shkaktohen nga ndodhja e një rasti sigurimi.

Sigurimi i Makinerive

Kjo është polica përmes së cilës sigurohen makineritë në njësitë industriale. Ne marrim përsipër të riparojmë ose zëvendësojmë humbjet ose dëmtimet fizike që mund të pësojnë makineritë në mënyrë të papritur dhe aksidentale gjatë procesit të punës.

Sigurimi i Përgjegjësisë Publike

Ky sigurim mbulon përgjegjësinë ligjore të të siguruarit në lidhje me dëmet që u shkaktohen palëve të treta nga ngjarja e sigurimit e ndodhur gjatë periudhës së sigurimit të përcaktuar në formularin e policës dhe që përfshin:

Dëmtimet trupore: vdekja, plagosja, humbja e aftësisë për punë, të një ose disa personave;

Dëmet pasurore: dëmi fizik ose shkatërrimi i pasurisë së prekshme që nuk është në pronësi ose posedim të të siguruarit.

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale

Kufirin e dëmshpërblimit për çdo shumë ose shuma për të cilat i Siguruari mund të bëhet ligjërisht përgjegjës për të paguar, të cilat rrjedhin nga ndonjë kërkesë për dëmshpërblim bërë për herë të parë ndaj tij gjatë periudhës së përcaktuar si rezultat i drejtpërdrejtë i ndonjë veprimi neglizhues, gabimi ose mosveprimi (kryer ose pretenduar të jetë kryer gjatë periudhës së mbulimit në sigurim sipas kësaj police, në se ka të tillë por pas dates retroaktive) në drejtimin dhe zbatimin e veprimtarive të të Siguruarit ose punonjësve të tij të përcaktuar në Formular;

Ky është një produkt i hartuar veçanërisht për profesione si:

Arkitektët dhe inxhinierët

Noterët

Mjeket

Vlerësuesit e pasurive të paluajtshme

Agjentët e sigurimit dhe këshilltarët e investimeve

Avokatët

Profesionet e reja në të cilat përfshihen: konsulentët e publicitetit, bizneset e teknologjisë së informacionit, media dhe bizneset e telekomunikacionit, terapisë aromatike, refleksikologjistët, konsulentë fitnesi, trajnues privat e të tjerë të këtij lloji.

LEXO EDHE: 86% e territorit të Shqipërisë e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore/ Siguracionet që mbrojnë pronën dhe automjetin tuaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat