11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAgjensia Europiane e Hapësirës prezanton “Solaris”, projekti i transmetimit të energjisë nga...

Agjensia Europiane e Hapësirës prezanton “Solaris”, projekti i transmetimit të energjisë nga hapësira

Drejtuesit e Agjensisë hapsinore do të hetojnë nëse energjia elektrike mund të transmetohet me valë nga orbita në miliona shtëpi.

Agjencia Europiane e Hapësirës do të miratojë këtë javë një studim tre-vjeçar për të parë nëse impiantet e mëdha diellore në hapësirë ​​mund të funksionojnë dhe të jenë me kosto efektive.

“Solaris” është nisma e parë që do të shtrojë një plan praktik për të zhvilluar një sistem të prodhimit të energjisë së rinovueshme të bazuar në hapësirë, edhe pse kjo ide kishte ekzistuar edhe më parë.

Josef Aschbacher,  drejtori i përgjithshëm i ESA, tha se ai besonte se energjia diellore nga hapësira mund të jetë një ndihmë e madhe për të zëvendësuar mungesat e ardhshme të energjisë, pasi në hapsirë nuk ka as natë as re.

“Ne duhet të shndërrohemi në ekonomi neutrale ndaj karbonit dhe për këtë arsye të ndryshojmë mënyrën se si prodhojmë energji dhe veçanërisht të zvogëlojmë pjesën e karburanteve fosile të prodhimit tonë të energjisë,” tha ai.

Ekipi Solaris ka treguar tashmë se është e mundur në parim të transmetohet energjia elektrike me valë në mënyrë të sigurt dhe efikase.

Një vlerësim i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, i pavarur nga plani ESA, arriti në përfundimin se mund të jetë e mundur që deri në vitin 2040 të ketë një satelit të aftë për të prodhuar të njëjtën sasi energjie elektrike si një termocentral, rreth 2 GW, që është në përputhje me vlerësimet e vetë ESA.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat