Shumë banesa dhe tokat bujqësore u përmbytën dje si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë.
Sakaq situata vijon të jetë problematike në disa zona në qarkun e Lezhës.
Raportohet se vijon të ketë prezencë uji në dhjetëra banesa dhe tokat bujqësore në fushat e Zadrimës dhe Torovicë.
Po ashtu bëhet e ditur se uji në lumin Drin ka rënë me rreth 1 metër, krahasuar me ditën e djeshme.