8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPopullsia e botës kalon 8 miliardë njerëz

Popullsia e botës kalon 8 miliardë njerëz

Popullsia e botës i ka kaluar  8 miliardë  njerëz.

Në një deklaratë, OKB-ja sqaron  se kjo  shifër  nënkupton se 1 miliard njerëz i janë  shtuar popullsisë globale në vetëm 12 vite.

Kjo rritje e paprecedentë është për shkak të rritjes graduale të jetëgjatësisë së  njeriut për shkak të përmirësimeve në shëndetin publik, të ushqyerit, higjienën personale dhe mjekësinë. Është gjithashtu rezultat i niveleve të larta dhe të vazhdueshme të lindshmërisë në disa vende”, thuhet ndër të  tjera deklaratë.

Rritja më e madhe e popullsisë në 11 vitet e fundit është shënuar në vendet me të ardhura mesatare, kryesisht në Azi. Vende të tjera që përfundojnë listën me popullsinë më të shpejtë në rritje janë Egjipti, Pakistani, Filipinet dhe India, e cila do të kalojë Kinën si kombi më i populluar në botë vitin e ardhshëm.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Evropë dhe Japoni lindjet kanë qenë në rënie të vazhdueshme e kjo për disa arsye duke filluar nga ndryshimi i mënyrës së jetesës deri te shqetësimet ekonomike.

LEXO EDHE: Bie numri i lindjeve, mbi 1500 foshnje më pak në tremujorin e tretë

Rritja e shpejtë e popullsisë nënkupton gjithashtu edhe më  shumë  probleme. Shumë familje pritet të përballen me urinë pasi ndryshimet klimatike do të  ndikojnë gjithnjë e më shumë në prodhimin e të korrave në shumë pjesë të botës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat