2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDurrës, gruaja pa patentë futet me gjithë makinë në dyqanin e veshjeve

Durrës, gruaja pa patentë futet me gjithë makinë në dyqanin e veshjeve

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në “Lagjen 16” në Durrës teksa automjeti ka përfunduar në ambientet e një biznesi anë rrugës.

Burime për ABC bëjnë me dije se makina, në pronësi të një biznesi aty pranë drejtohej nga një grua pa leje drejtimi, e cila ka humbur kontrollin dhe është futur në një dyqan pasi kaloi edhe trotuarin.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz nga aksidenti.

Sigurimi i Përgjegjësisë për palët e treta/ Çfarë duhet të dimë

MTPL do të thotë Përgjegjësia Civile e Pronarit/përdoruesit të Mjetit Motorike për dëmët e shkaktuara palëve të treta dhe i korrespondon kontratës së sigurimit të detyrueshëm në Shqipëri për qarkullimin e mjetit motorrik.

Kjo marrëdhënie juridike rregullohet nga ligji nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

ÇFARË MBULON SIGURIMI I DETYRUESHËM I MJETIT MOTORIK?

Sigurimi i detyrueshem i mjetit motorrik mbulon dëmet qe i shkaktohen palëve të treta gjatë përdorimit te mjetit motorrik me pasojë dëmtime të pronës, dëmtime trupore dhe përkeqësimin e shëndetit dhe humbjen e jetës. Sigurimi mbulon edhe dëmet ndaj personit dhe pronës qe mund tu shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve dhe personave të tjetë që lëvizin në rruge, vete strukturave te rrugës dhe pasurive përreth si psh koshi i plehrave, shtyllat, dyqanet etj).

NË CILAT RASTE KONTRATA E SIGURIMIT TE DETYRUESHËM MTPL NUK MBULON TË SIGURUARIN?

Kur dëmi është shkaktuar nga një drejtues i paautorizuar i mjetit motorrik ky drejtues nuk eshtë i mbuluar nga kontrata e sigurimit për dëmët që ai shkakton të tretëve. Kjo i jep të drejtën shoqërisë të sigurimit pasi ka paguar dëmin ndaj palës të trëtë të dëmtuar ti drejtohet shkaktarit të dëmit për kthimin e shumës dëmit të paguar plus interesa e shpenzime.

E njëjta gjë ndodh, kur drejtuesi i mjetit drejton mjetin nën ndikimin e alkolit, lëndëve narkotike apo psikoaktive, në momentin e aksidentit, ka qenë pa leje drejtimi (patentë), e perdor mjetin jo sipas destinacionit të tij, e shkakton dëmin qëllimisht, aksidenti ndodh për shkak të defekteve teknike të mjetit, për të cilat drejtuesi ka qenë në dijeni.

LEXO EDHE: Pagesat e drejtpërdrejta te klientët, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA-n

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat