Të qenit kryetar shteti ose kreu i qeverisë përfshin presion të lartë nga qytetarët e vendit dhe nga jashtë kufijve, orë të gjata pune të lodhshme dhe paga relativisht të ulëta, të paktën në krahasim me atë të CEO-ve të korporatave të mëdha.
Megjithatë, disa liderë botërorë kanë një pagë shumë më të mirë se të tjerët.
Këtu janë disa nga liderët më të paguar botërorë në vitin 2022.
Lee Hsien Loong, Singapor
Lee Hsien Loong, kryeministri i Singaporit, merr kompensimin më të lartë në krahasim me çdo udhëheqës tjetër qeveritar në nivel global. Ai fiton rreth 1.6 milionë dollarë në vit.
Pagat e larta kanë për qëllim të dekurajojnë korrupsionin midis ministrave të lartë dhe të tërheqin zyrtarët më të zgjuar të qeverisë për t’i shërbyer Singaporit. Ndoshta, kjo është arsyeja pse Singapori renditet në krye të vendeve më pak të korruptuara në botë.
Carrie Lam, Hong Kong
Carrie Lam, Shefja Ekzekutive e Hong Kongut, vjen e dyta. Sipas South China Morning Post (SCMP), ajo fiton afërsisht 672,000 dollarë në vit.
Sipas gazetës kineze, ajo e arriti këtë pagë vjetore pasi qeveria e Hong Kongut zbatoi një rritje të propozuar prej 12.4% të pagave për të gjithë krerët e saj. Rritja e pagave u konsiderua si një nxitje për të rekrutuar dhe mbajtur zyrtarë qeveritarë të kualifikuar, si dhe për të zbutur efektet e inflacionit.
Ignazio Cassis, Zvicër
Ignazio Cassis, President i Konfederatës Zvicerane që nga janari i këtij viti, fiton rreth 483,000 dollarë në vit, duke u renditur i treti në listën e liderëve më të paguar botërorë.
Joe Biden, SHBA
Duke qenë udhëheqësi i superfuqisë botërore, shumë njerëz do të prisnin që presidenti i SHBA, Joe Biden, të ishte zyrtari qeveritar me të ardhurat më të larta. Por, ai është i katërti në listë, me një pagë vjetore prej 400,000 dollarë.
Megjithatë, SHBA-ja i lejon presidentit të saj gjithashtu një shpenzim prej 50,000 dollarësh “për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve që lidhen ose rezultojnë nga kryerja e detyrave të tij zyrtare”, sipas Kodit të SHBA. Plus, ai ka akses në pajisjet më luksoze si Shtëpia e Bardhë dhe Air Force One.
Anthony Albanese, Australi
Lideri i pestë më i paguar në botë është kryeministri i Australisë dhe ish-lideri i Partisë Laburiste, Anthony Albanese, i cili pason Biden me një pagë vjetore prej rreth 378,400 dollarë.
Liderë të tjerë botërorë të paguar mirë
Jo shumë prapa, është kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i cili fiton rreth 360,000 dollarë në vit, i ndjekur nga kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinta Ardern, e cila fiton pothuajse 340,000 dollarë.
TOP 10
Gjithashtu në dhjetëshen e parë gjenden edhe: Mohamed Ould Ghazouani, President i Mauritanisë, në vendin e 8-të (330,000 dollarë/vit), i ndjekur nga kancelari i Austrisë Karl Nehammer (328,000 dollarë/vit) dhe Xavier Bettel, kryeministër i Luksemburgut (278,000 dollarë/vit).
Kanadaja
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau fiton 267,000 dollarë në vit, duke zënë vendin e 12-të në listën e liderëve më të paguar në botë.
MB
Kryeministri i sapoemëruar i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, do të fitojë 161,401 £ (186,685 dollarë) në vit. Jo se ka shumë ndryshim për të, duke qenë se ai është personi i 222-të më i pasur në botë, sipas The Sunday Times.
Udhëheqësit më të keqpaguar
Nga ana tjetër, disa liderë botërorë paguhen vërtet keq. Disa nga më të këqijtë janë presidenti i Laosit (1,630 dollarë/vit); Presidenti i Kubës, Miguel Díaz-Canel (360 dollarë në vit) ose Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit, i cili supozohet se nuk merr rrogë.
Megjithatë, pagat e ulëta në punët kryesore të qeverisë, zakonisht çojnë në korrupsion, veçanërisht në një regjim diktatorial si ai i Iranit, për shembull. Dhe, edhe pse në letër, ata mund të kenë një rrogë të caktuar, me siguri kanë miliona në dispozicion.