1.5 C
Tirana
Tuesday, November 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi duhet të veproni për tu dëmshpërblyer në rast dëmi KASKO të...

Si duhet të veproni për tu dëmshpërblyer në rast dëmi KASKO të makinës?

Nëse keni sigurimin KASKO të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të Trajtimit të Dëmeve Motorike të SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Drejtorinë e Përgjithshme është:

  • Kërkesa për dëmshpërblim;
  • Njoftimin e siguruesit për rastin e dëmit (tel. fax. e-mail)
  • Në varësi të ngjarjes duhen:
  1. Për dëmtimet aksidentale duhen:
  • Raport Policie për aksidentin: Procesverbalin e Konstatimit të Shkeljes; Foto të mjetit/mjeteve të perfshira në aksident nga vendi i ngjarjes; Test alkooli dhe substancave narkotike të drejtuesit të mjetit;
  • Ne rast se ka proces hetimor: Vendimin e Prokurorisë për pushimin e çeshtjes; Vendimin e Gjyaktës, Akt-Ekspertimin autoteknik.

 

  1. Për rastet me Zjarr, Rrufe, Eksplozion duhen:
  • Raport nga Drejtoria e Shërbimit të Mrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në lidhje me percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 

  1. Për katastrofat natyrore duhen:
  • Dokument nga organet përkatese shtetërore që vërteton katastrofat.

 

  1. Për demtimet e mjetit gjatë parkimit ose nga mjet tjetër i paidentifikuar duhen:
  • Foto të qarta nga vendi i ngjarjes në momentin e evidentimit të dëmtimit të mjetit, ku të dallohet dëmtimi dhe targa e mjetit të dëmtuar.

 

  1. Për rastet me vjedhje duhen:
  • Deklarata në polici për vjedhjen e mjetit nga përdoruesi ose pronari i mjetit;
  • Dy çelesat origjinale të mjetit;
  • Vendimi i Prokurorisë për pushimin e çeshtjes.

 

  1. Për dëmtimet nga aktet keqdashëse duhen:
  • Deklaratë në polici për dëmtimin e mjetit nga përdoruesi ose pronari i mjetit.
  • Foto të qarta nga vendi i ngjarjes në momentin e evidentimit të demtimit të mjetit ku të duket dëmtimi dhe targa e mjetit të dëmtuar.

 

Dokumentat e mjetit përfitues:

  • Lejen e qarkullimit;
  • Policat e sigurimit: TPL + KASKO;
  • Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
  • Certifikata e kontrollit teknik;
  • Autorizim perdorimi mjeti nga subjekti pronar i mjetit
  • Çdo dokument tjetër që kërkohet nga Siguruesi.

 

Kujdes!

  • Mungesa e fotografive kërkon ekspertizën e mjetit të dëmtuar nga ana e shoqërisë së sigurimit përgjegjëse.
  • Plotësoni me saktësi të dhënat e kërkuara dhe mbani parasysh që mashtrimi në sigurime është vepër penale.

 

Raporto dëm KASKO në link më poshtë:

https://sigal.com.al/sherbime-dhe-kontakte/demet/

Per te njoftuar demin duhet te Logoheni. Nese nuk keni account,ju lutemi te Rregjistroheni

https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/Menu/Sherbime-dhe-kontakte/RaportoDemTPL.aspx

 

Hapat pas marrjes së kërkesës së dëmit:

  • Procedura e trajtimit të dëmit kryhet sipas kërkesave dhe brenda afateve të përcaktuara në aktet ligjore, rregullatore dhe kushtet e secilës kontratë nga Departamenti i Trajtimit të Dëmeve Motorike të SIGAL UNIQA do të vlerësojë dhe analizojë dëmin(et) e pësuara;
  • Ekspertiza e mjetit të dëmtuar bëhet nga ekspertët e shoqërisë brenda 5 ditëve nga plotësimi i dokumentacionit;
  • Klientit i ofrohet riparimi i mjetit në servise të autorizuara nga SIGAL UNIQA Group AUSTRIA;
  • Për rastet me vjedhje vlera e dëmshpërblimit bëhet deri në 50% të vlerës brenda 90 ditësh dhe pjesa tjetër me përfundimin e procedurave investiguese dhe hetimore;
  • Klienti informohet mbi vlerën përkatëse të dëmit bazuar në aktin e ekspertimit;
  • Klienti bie dakord dhe nënshkruan Deklaratën e Pranimit të Vlerës dhe mbylljen e rastit;
  • Kryerja e pagesës brenda 14 ditëve pas nënshkrimit të Deklaratës së Pranimit të Vlerës.

 

Qendra e Asistencës 24/7 për klientët:  

Tel:                        +355 4 22 333 08

Nr Jeshil:             0800 31 31

Whatsapp:          +355 68 606 2829

E-mail:                  [email protected]

Website:             www.sigal.com.al

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat