14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërplaset me mjetin bujqësor/ Humb jetën drejtuesi i motorit në Lushnje

Përplaset me mjetin bujqësor/ Humb jetën drejtuesi i motorit në Lushnje

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhi këtë paradite në Lushnjë.

Një makinë është përplasur me një motor në zonën e Bishqethëmit ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, drejtuesi i motorit i ka rënë nga pas mjetit bujqësor zetor. Si pasojë e aksidentit të rëndë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, Q. Shala rreth 60 vjeç.

Trupi i viktimës ka përfunduar mbi rimorkion e zetorit.

J.Pina, drejtuesi i mjetit bujqësor rreth 60 vjeç është ndaluar nga policia për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

LEXO EDHEKujdes! Mospajisja me siguracionin TPL shkak për konflikte personale, gjoba dhe zhytje në borxhe

Situata me aksidentet rrugore në Shqipëri i përngjan një bilanci lufte me raste të tilla që hasim disa herë çdo ditë.

Duke lënë mënjanë dëmet materiale dhe duke u marrë me anën shëndetësore, Shqipëria renditet lart në statistika në raport me vendet e tjera.

Ndërkohë që, Policia Rrugore nuk po bën asgjë për të ndaluar mjetet motorike të papërshtatshme, siç janë ato bujqësore, që të dalin në akse kombëtare rrugore.

LEXO EDHEBilanci tragjik nga aksidentet rrugore, 3 viktima dhe 1 i plagosur brenda 4 orëve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat