Aplikacioni Whatsapp ka dalë jashtë funksioni. Mijëra përdorues kanë raportuar se kanë problem me dërgimin e mesazheve dhe marrjen e tyre.
Shërbimet e WhatsApp në pronësi të Meta thuhet se kanë pësuar ndërprerje të pjesshme.
Ndërsa nuk ka asnjë reagim nga WhatsApp.
Nuk është hera e parë që ka probleme me sistemin e mesazheve.
Problemi sot ka qenë vetëm në një pjesë të kufizuar të përdoruesve, të cilët kanë mundur të gjejnë ngushëllim në platforma të tjera si Instagram dhe Facebook, po në pronësi të “Meta”.