Nëse mendonit që gjenerata e iPhone 14 nga Apple kushton, kjo nuk krahasohet me çmimit e modelit të parë të kompanisë, prezantuar në 2007.
iPhone nga gjenerata e parë, i cili u dizenjua nga Steve Jobs është shitur në ankand për mijëra Dollarë. Pajisja është ende në gjendje fabrike, me paketimin origjinal dhe është shitur 75-fish më shumë se sa çmimi i saj fillestar prej 599 Dollarë.
Ankandi u mbyll me shumën rekord prej 39.339 Dollarë.
iPhone aktual varion nga 1099 Paund për modelin 14 dhe deri në 1749 Paund për modelet Pro.