Një aksident ka ndodhur në qytetin e Vlorës, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Nartës.
Shtetasi T. Xh., rreth 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë vetë drejtuesi, i cili u transportua në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.