Një 35-vjecar është gjetur i vdekur në një fushë të komunës Kantanos Selinos, në Chania, të Greqisë.
Hetuesit dhe policët janë përballur me një pamje horror kur kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të kqyrur trupin e viktimës janë përballur me një pamje tragjike.
Sipas mediave greke, burri rreth 35 vjeç, me origjinë shqiptare, është gjetur i vdekur me prerje në fyt.
Bëhet me dije se ka qenë një aksident në punë që ka përfunduar në një tragjedi. Shqiptari 35-vjeçar së bashku me partneren dhe vëllain ishin në një arë duke prerë dru, ku shqiptarit i ka shpëtuar nga duart sharra elektrike duke i prerë fytin.
Edhe pse ambulanca ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka qenë e pamundur që të mbahej në jetë shqipatri.