8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjë tjetër rast, humb jetën punëtori i ndërtimit/ Pse nevojitet Sigurimi nga...

Një tjetër rast, humb jetën punëtori i ndërtimit/ Pse nevojitet Sigurimi nga aksidentet për punonjësit

Ditën e djeshme, në afërsi të mbikalimit të Rinasit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit në të cilin ishte duke punuar shtetasi Sh. D., 48 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.

Ndërtimi është një ndër sektorët më problematikë ku punonjësit punojnë pa masa mbrojtëse, duke vënë në rrezik jetën e tyre, teksa janë regjistruar jo pak ngjarje fatale, ku kanë humbur jetën në kantjerin e punës.

Gjatë vitit 2021 si pasojë e aksidenteve në punë kanë humbur jetën 32 persona, pjesa më e madhe e fataliteteve janë në disa sektorë që nivelin e riskut e kanë më të lartë, mes tyre edhe ndërtimi.

Ndaj të pasurit e siguracionit nga aksidentet për punonjësit është një domosdoshmëri për çdo kompani.

Sigurimi nga aksidentet do t’ju ndihmojë të përballoni situata të tilla urgjente dhe të mbuloni shpenzimet e paparashikuara.

Kushdo mund të lidhë një kontratë sigurimi vullnetar nga aksidentet duke lëshuar një policë në emër të tij ose për çdo person tjetër.

Mbulon paaftësinë e përkohshme, paaftësinë e përhershme ose humbjen e jetës të siguruarit të shkaktuar nga aksidente të ndryshme që mund të ndodhin gjatë ushtrimit të veprimtarisë profesionale ose jashtë saj.

Sigurimi nga Aksidentet për Punonjësit, ofruar nga SIGAL UNIQA

Mbulimet kryesore:

Humbje jete në rast aksidenti

Paaftësi e përhershme në rast aksidenti

Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor)

Shpenzime mjekësore në rast aksidenti

Kujt mund ti ofrohet:

Të gjitha bizneseve (Ndërtim, Fasoneri, Gostimeri, pastrim, piceri, restorant etj)

Të gjithë individëve (Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, inxhinier, arkitekt, shofer)

Përfitimet kryesore:

  • Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
  • Mbështetje për familjen e punonjësit në rast paaftësie apo humbje jete
  • Vlerë për punëdhënësin që i siguron punonjësit
  • Garanci për punëdhënësin që detyrimet e lindura i paguan siguruesi

Ky sigurim mbulon:

  • Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
  • Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti.

LEXO EDHE: “Sigurimi i Shëndetit”/ Kompania që paguan më shumë dëme, besimi i shqiptarëve te SIGAL në rritje

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasit D. D., 41 vjeç (administrator) dhe E. D., 34 vjeç (inxhinier), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Gabimi është njerëzor. Madje edhe profesionistëve më të mirë iu ndodh të gabojnë.

Ka gabime që kalohen shpejt. Por ka edhe gabime që na kushtojnë shtrenjtë. Edhe financiarisht. Ndaj kompanitë e sigurimeve, mes shumë produkteve që ofrojnë, kanë edhe një produkt që i dedikohet pikërisht “gabimeve njerëzore” dhe që është Sigurimi i përgjegjësisë Profesionale.

Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve si pasoje e neglizhences gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale luan një rol të rëndesishëm në ekonomi dhe shoqëri. Ai i mbron individët dhe kompanitë nga humbjet që mund të mos jenë në gjendje t’i paguajnë duke siguruar një mekanizëm, përmes të cilit palët e treta përfitojnë kompensim për dëmet që u janë shkaktuar.

Ky është një produkt i hartuar veçanërisht edhe për profesione si: Arkitektët dhe inxhinierët.

Për më shumë informacion:

Web: www.sigal.com.al 

E-mail: [email protected]

Whatsapp: +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat