1.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPse shqiptarët ia besojnë pronën e tyre SIGAL UNIQA-s

Pse shqiptarët ia besojnë pronën e tyre SIGAL UNIQA-s

Misioni i një kompanie sigurimesh është të paguajë dëmet.

SIGAL UNIQA, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është “UNIQA Insurance Group”, kompani e themeluar në vitin 1811, është krenare të thotë se nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, pavarësisht vlerës që ka, qoftë edhe në miliarda.

Kjo ka bërë që besimi i qytetarëve te SIGAL të jetë gjithmonë e në rritje çka faktohet edhe nga raporti më i fundit i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Ashtu si në produktet e tjera, edhe tek produktet e Sigurimit të Pronës, SIGAL UNIQA vijon të udhëheqë tregun.

LEXO EDHE: Inovacion, produkte unike dhe lider në trajtimin e dëmeve/ Pse SIGAL mbetet kompania nr.1 e Sigurimeve

Sipas AMF, në periudhën janar-gusht 2022, në Sigurimin Zjarri, Forcat e Natyres dhe Dëmtimet e tjera në Pronë, SIGAL udhëheq tregun me mbi 50% dhe me një diferencë të theksuar me kompanitë e tjera që operojnë në treg.

Përse shqiptarët ia besojnë Pasurinë SIGAL UNIQA-s?

Në 23 vite të ekzistencës së saj në treg SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar 400 milionë euro dëme në fusha të ndryshme, shëndetësore, dëme për banesat, për bizneset, për automjetet etj.

Kjo shumë kolosale do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive, të dhjetëra biznesve, të kompensimit financiar të mijëra të sëmurëve.

Një rast konkret i korrektësisë së SIGAL ndaj klientëve është edhe ai i biznesit në Durrës, në pronësi të shtetasit Jorgo Prifti.

“E nis ditën e punës duke menduar se gjithçka është në rregull, por në pak sekonda rrezikon që mundi i gjithë jetës tënde të shkojë dëm. Kështu ndodhi edhe me restorantin tim.

Një ditë të nxehte gushti, teksa restoranti ishte në punë e sipër, një zjarr i rënë si pasojë e një shkëndije elektrike për pak rrezikoi të gjithë biznesin.

Shyqyr Zotit, biznesi ishte i siguruar pranë SIGAL UNIQA, kompania numër 1 e sigurimeve në Shqipëri. Dhe shuma e siguracionit ishte me të vërtetë e papërfillshme në krahasim me vlerën që ka biznesi im; vetëm 300 euro.

Pas zjarrit bëra një kërkesë për dëmshpërblim pranë SIGAL dhe në një kohë shumë të shpejtë përfitova një dëmshpërblim prej 30 mijë Eurosh.

Kjo më ndihmoi të riktheja biznesin tim në gjendjen e mëparshme, ndërsa aktiviteti vijon normalisht edhe sot e kësaj dite.

Unë dua ti bëj thirrje kolegëve të mi biznesmenë, por jo vetëm, që të mos e lenë mundin dhe djersën e tyre në mëshirë të fatit”, do të shprehej z. Prifti.

Pa harruar edhe tërmetet e vitit 2019 ku për dëmet e shkaktuara çprej tyre SIGAL UNIQA pagoi mbi 16 milionë euro dhe ishte e gatshme të paguante më tepër nëse do të kishte më shumë prona të siguruara. Si dhe Teatrin “Skampa” në Elbasan e Kinema “Millenium” në Korçë, të cilat u shkrumbuan nga zjarri dhe u rikthyen në gjendjen e mëparshme falë kontratës së sigurimit me SIGAL.

Sigurimi i Pronës, tashmë një klikim larg

Teknologjia po ecën me hapa të shpejtë, ndërsa përdorimi i internetit nga qytetarët sa vjen dhe rritet.

Por ky zhvillim epokal ndryshoi edhe sjelljen e bizneseve përballë klientëve.

Kalimi i shpejtë nga blerjet tradicionale në dyqanet fizike drejt atyre përmes një celularit do të kërkonte shumë vite në një situatë normale por ishte pandemia COVID-19 ajo që i dha një shtysë të madhe.

Këtij trendi nuk mund ti qëndronte larg SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider dhe më inovatore në tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.

Nëse më parë do të duhej të shkoje në një zyrë SIGAL për të blerë siguracionin që të nevojitej, sot kushdo mund ta bëjë atë nga celulari apo laptopi, pa qenë nevoja të paraqitet fizikisht.

Nuk ka rëndësi ku jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.

Kjo vlen edhe për Sigurimin e Shtëpisë, që për shqiptarët është investimi më i madh në jetë.

Hyni në https://sigal.com.al/online/ dhe mund të blini Sigurimin e Pronës suaj. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.

LEXO EDHE“Shqiptari ka gruan, ka edhe shtëpinë…”/ Djemtë e “Fiks Fare” sigurojnë online banesat e tyre për vetëm 1 euro m²

Pagesat e drejtpërdrejta te klientët, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA-n

Pagesa e drejtpërdrejtë e klientit përfitues është një formë që tregu europian i sigurimeve ka kohë që e aplikon.

Një nismë e tillë ka bërë që klientët të rrisin besueshmërinë e tyre ndaj SIGAL-it dhe për pasojë edhe në rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare, ku ashtu si në ato të detyrueshme, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë lidere e tregut, si në prime të shkruara ashtu edhe në dëme të paguara.

Disa nga avantazhet e trajtimit të drejtpërdrejtë të dëmshpërblimit nga SIGAL UNIQA:

  • Rritet cilësia e shërbimit ndaj klientit
  • Ulet koha për dëmshpërblimin e nje klienti
  • Rritet besueshmëria ndaj tregut të sigurimeve. Aktualisht, nëse një kompani zgjat procedurat, bën vlerësime të pasakta dhe vonon në pagimin e dëmshpërblimit, atëherë kjo ndikon negativisht për të gjithë tregun e sigurimeve.
  • Nëse çdo kompani sigurimi do të trajtonte klientin e tij me shpejtësi dhe cilësi, kjo do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë në treg dhe klientët do të ofroheshin edhe për siguracione vullnetare (shëndet apo pronë).
  • Bëhet një vlerësim më i drejtë për dëmin e shkaktuar, pasi për dëme të rëndësishme ekspertiza mund të kryhet nga ekspertë të dy kompanive (përgjegjëse dhe shkaktare).
  • Krijon kushte kushte pozitive për rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare, duke rritur besueshmërinë ndaj tregut të sigurimeve në përgjithësi.

Angazhimi dhe përkushtimi ndaj klientëve është motivi i SIGAL UNIQA, motiv ky që nuk ka ndryshuar që nga dita e parë që filloi punën.

Ky mund të konsiderohet edhe çelësi i suksesit të kompanjisë, e cila ishte ndër pioneret e tregut privat të sigurimeve në Shqipëri, dhe sot, edhe pse tregu ka njohur zgjerim mban pozicionin e lidershipit dhe renditet si kompania më e besuar e sigurimeve tek Shqiptarët duke numëruar mbi 1 milionë klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shifrat e Sigurimit të Pronës ende në nivele të kënaqshme

Një studimi i Bankës Botërore e rendit Shqipërinë në 10 vendet më të ekspozuara ekonomikisht nga risku i shumëfishtë i katastrofave natyrore, me gati 90% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të ekspozuar në risk nga katastrofat natyrore.

Me gjithë ekspozimin e tyre serioz ndaj rrezikut të fatkeqësive të shkaktuara nga impakti i rreziqeve natyrore përfshirë tërmetet, përmbytjet, zjarret në pyje, thatësira dhe shkarja e tokës, shpeshtësia dhe shkalla e dëmit të të cilave ka gjasa të rritet si rezultat i ndryshimeve klimatike, studimi vëren se menaxhimi i rrezikut ndaj fatkeqësive natyrore është shumë i dobët në Shqipëri dhe në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në këto vende, mbulimi i pronave të pronarëve të shtëpive dhe bizneseve të vogla me siguracion në rast fatkeqësish është pothuajse inekzsistent. Përveç vuajtjeve njerëzore dhe humbjeve në njerëz, katastrofat natyrore kanë një impakt të konsiderueshëm në ecurinë ekonomike të vendeve të prekura.

Produkti më i rëndësishëm i sigurimit vullnetar, Sigurimi i Pronës nga katastrofat, vitin e kaluar kishte një volum total të primeve të shkruara bruto prej 1.74 miliardë lekësh ose rreth 4.5 milionë eurosh.

Kjo përkthehet në një shpenzim mestar vjetor për sigurimin e pronës në vetëm 5 euro për frymë.

Impakti i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë.

Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.

Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë impaktin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

Në rastin e qeverisë sigurimi i pronës do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë impaktet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.

Tregu i sigurimeve në Shqipëri tashmë është mjaft i konsoliduar dhe i ofron pronarëve të shtëpive dhe të bizneseve sigurim për katastrofat natyrore me çmim të përballueshëm.

Nuk duhet harruar! Qëllimi i sigurimit të pronës është të minimizojë kostot e mundshme të katastrofave natyrore dhe me natyrë njerëzore në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

LEXO EDHE15 vite bashkëpunim/ CEO i “UNIQA”: Ofrojmë korrektësinë tonë përmes SIGAL, disa gjëra janë mbipërmbushur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat