Të jesh gjithmonë pranë klientëve, tu japësh atë çfarë kërkojnë dhe u nevojitet, të paguash dëmet në kohë dhe të ecësh me hapin e kohës. Ky është çelësi i suksesit për kompaninë e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria.
Dhe nëse flasim për sukseset e SIGAL UNIQA-s, një prej tyre është edhe shërbimi “TeleShëndet”, ide e CEO-s së saj, z. Avni Ponari.
“Teleshëndet” është një aplikacion për telefona celularë (Android dhe i-Phone) i cili ju mundëson sa herë të keni nevojë konsultë me një mjek, ti telefoni atij me video ose audio 24 orë të ditës, 7 ditë të javës. Kudo ku jeni, brenda apo jashtë Shqipërisë.
Pak ose asnjë njeri nuk ka dëshirë të dalë nga shtëpia kur janë të sëmurë dhe sot falë teknologjisë dhe shërbimit “TeleShëndet” të ofruar nga SIGAL UNIQA dhe i përqafuar tashmë nga dhjetëra mijëra qytetarë, shumë njerëz nuk kanë përse ta bëjnë më këtë gjë.
Por përveç paketave individuale, familjare, për nxënës e studentë apo mësues, SIGAL dhe TeleShëndet kanë menduar edhe për bizneset përmes “TeleShëndet Koorporativ”, i cili instalohet në ambjentet e punës dhe të përdoret nga punonjësit e kompanisë për të komunikuar me mjekun për çdo problem shëndetësor në çdo orë të ditës, 7 ditë të javës.
Një prej bizneseve më të fundit që kanë afruar këtë shërbim për punonjësit e tij është edhe kompania “DBS GROUP ALBANIA”, e cila operon në tregun e fasoneve dhe ka të punësuara 800 gra, të cilat nga sot do të kenë jo pak përfitime.
Falë këtij aplikacioni, punonjësit e kompanisë përfitojnë:
- Interpretim të ekzaminimeve të kryera mjekësore
- Konsultë me mjekun
- Krijimin e një kartele mjekësore personale
- Dhe të mund të marrin një recetë mjekësore.
Ndërsa paketa mund të zgjerohet edhe me shërbime të tjera të kujdesit shëndetësor siç janë:
- Check Up vjetor
- Kujdes për shtatzaninë
- Kujdes për Shikimin
- Kujdes për dëgjimin
- Çmime preferenciale dhe ulje deri në 50% për shërbime ambulatore në klinika private
- Çmime preferenciale në blerjen e ilaçeve
Çmimi? Tarifa vjetore për instaliimin e këtij shërbimi në ambjentet e punës suaj është 30,000 Lekë, ndërsa nëse paketa pasurohet me shërbime të tjera tarifa vjetore është 5,000 Lekë në vit për person.
Por SIGAL UNIQA nuk mjaftohet me kaq.
Kompanitë shpeshherë gjenden përballë punonjësve që duhen të përballen me sëmundje të rënda, të cilat kanë nevojë për mbështetje financiare dhe për trajtim jashtë Shqipërisë.
Ndaj, SIGAL ofron Sigurimin për Sëmundjet Kritike, që ofron:
- Trajtim mjekësor për trajtimin e sëmundjes në çdo vend të botës
- Mbulimin e kostove për akomodimin, udhëtimin në shtetin ku pacienti vendos të trajtohet
- Mbulimin e kostove për udhëtim, akomodim edhe për një të afërm që shoqëron pacientin.
Por oferta e SIGAL UNIQA për Sigurinë dhe Shëndetin e punonjësve tuaj vazhdon…
Personat e siguruar privatisht me policën Aksidente Personale nga SIGAL UNIQA që vuajnë nga aksidenti në punë, përfitojnë të drejtën e të ardhurave, pavarësisht nga vjetërsia në pune;
- Për kujdes mjekësor shtesë dhe riaftësimi
- Në rast paaftësie
- Në rast vdekjeje
- Të ardhurat në rast paaftësie
Të ardhurat për invaliditet të pjesshëm të përhershëm në punë që ka shkaktuar të paktën humbjen e 3% të aftësisë për punë, e vërtetuar nga KMCAP, është e barabartë me përqindjen e paaftësisë shumëzuar me shumën e siguruar në varesi nga shkalla e humbjes së aftësisë për punë, i siguruari që për shkak të aksidentit në punë humbet aftësinë për punë, do të përfitojë:
a) të ardhura për paaftësi të përkohëshme;
b) të ardhura për invaliditet të përhershëm;
c) të ardhura për invaliditet të pjesshëm të përhershëm
ç) të ardhura për paaftësi të përhereshme në masë të vogël.
d) Të ardhura për paaftësi të përkohshme
Të ardhura për paaftësi të përkohshme, si pasojë e një aksidenti në punë ose sëmundje profesionale, e provuar nga një komision mjekësh ekspertë kompetentë (KML) do të jetë e barabartë me 100% të pagës mesatare ditore të viteve të fundit, paguar për një periudhë përfitimi deri në 180 ditë.
Të ardhurat për invaliditet të përhershëm
Të ardhurat për invaliditet të përhershëm në punë që ka shkaktuar te pakten humbjen e 3% të paaftësisë (ligji i Sigurimeve Shoqërore parashikon të paktën 67%) për punë, e vërtetuar nga një komision mjekësor i caktimit të aftësisë për punë (KMCAP), është e barabartë me përqindjen e paaftësisë shumëzuar me shumën e siguruar.
Të ardhurat në rast vdekjeje
Tarifat vjetore të pagesës së këtij sigurimi suplementar janë në varësi të faktorëve të mëposhtëm dhe fillojnë nga 2000 lekë në vit për punonjës
– Rrezikut të profesionit
– Nr. të punonjësve që sigurohen
– Shumës së siguruar për çdo punonjës
PSE SIGAL UNIQA?
SIGAL, lider i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej më shumë se 23 vjetësh dhe pjesë e grupit të madh financiar “UNIQA Insurance Group” me një eksperiencë mbi 200-vjeçare në sigurime, fton çdo biznes në Shqipëri, i cili dëshiron të ketë një staf të kënaqur, të qëndrueshëm dhe mbi të gjitha të shëndetshëm në çdo kohë, të përqafojë këtë shërbim novator të mjekësisë moderne.
“TeleShëndet Koorporativ” është një fitore për të gjithë. Punonjësit kursejnë kohë dhe para ndërsa bizneset mund të shohin reduktime të jashtëzakonshme të mungesave, duke çuar kështu edhe në rritjen e produktivitetit. Sepse staf i shëndetshëm do të thotë biznes i suksesshëm…
Shumë kompani të mëdha ndërkombëtare po e ofrojnë këtë shërbim për punonjësit e tyre. Aktualisht, kompani si “Amazon”, “AT&T”, “The Home Depot”, “Accenture”, “Calipers”, etj po ofrojnë shërbime Telemjekësie.
Shkarkoni tani aplikacionin Teleshëndet në celularin tuaj, regjistrohu vetëm në pak sekonda dhe provo falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA: https://sigal.com.al/teleshendet/
Nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini edhe ONLINE në: https://sales.sigal.com.al/onlineinsurancepolicy/SelfService/Shu/Teleshendet.aspx
Për çdo pyetje apo paqartësi:
Web: www.Teleshëndet.al
E-mail: [email protected]
WhatsApp: +355 68 606 2829