6.5 C
Tirana
Friday, December 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStuhia në Shkup, raportohen 349 dëme të siguruara/ “East Gate Mall” e...

Stuhia në Shkup, raportohen 349 dëme të siguruara/ “East Gate Mall” e siguruar me franshizë prej 100.000 Eurosh

Qytetarët dhe bizneset në Shkup kanë raportuar dëme nga stuhija që goditi kryeqytetin maqedonas në fund të muajit gusht.

Pothuajse 51 mijë banorë të Shkupit kanë sigurim aktiv të pronës dhe 215 prej tyre raportuan dëme nga stuhia e forte. Nga 349 dëme në total, 117 janë raportuar vetëm në një kompani sigurimesh.

Nga të gjitha dëmet e raportuara, numri më i madh, pra 215, janë në pronë apo pasuri të siguruar nga persona fizikë.

LEXO EDHE: FOTO/ Stuhia përmbyt Shkupin, rrugë të bllokuara dhe dëmë të mëdha

Sipas të dhënave të siguruara nga Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS) nga të 11 kompanitë e sigurimeve jo-jetë, kompanitë dhe personat e tjerë juridikë me seli në Shkup raportuan 134 dëme pasurore si pasojë e stuhisë së fortë të paprecedentë në kryeqytet.

Numri më i madh i dëmeve të raportuara në pronën e siguruar në një kompani është 117, nga të cilat  97 janë dëme në pronë të personave fizikë.

Deri në fund të gushtit të këtij viti, në territorin e qytetit të Shkupit janë aktive 67.420 kontrata për sigurim të pronës, të cilat i kanë lidhur qytetarët dhe kompanitë me shoqëritë e sigurimeve.

Qendra tregtare “East Gate Mall”, objektet e së cilës pësuan dëme të konsiderueshme, e siguroi pronën me njërën nga kompanitë dhe kontrata u lidh me një franshizë prej 100 mijë euro.

Franshiza nënkupton që të dyja palët bien dakord që kompania e sigurimit të mbulojë vetëm dëmet më të mëdha se 100,000 euro dhe vetë i siguruari do të mbulojë dëmet nëse vlera e tyre është më e ulët ose e njëjtë me shumën e përcaktuar nga franshiza.

Njëkohësisht, kjo qendër tregtare ka edhe sigurim të përgjegjësisë profesionale, si dhe një numër të caktuar qiramarrësish të njësive tregtare kanë edhe polica të sigurimit të pronës, bëjnë të ditur shoqëritë e sigurimeve.

Pse është i rëndësishëm sigurimi i pronës, çfarë mbulon dhe për çfarë  duhet kushtuar vëmendje?

Sigurimi i pronës apo i pasurisë ofron mundësinë, që për një shumë të vogël parash (i ashtuquajtur prim) të paguara nga pronari i pronës, kompania e sigurimit merr përsipër rrezikun dhe të paguajë dëmet që vijnë nga një ngjarje që përcaktohet në kontratën e sigurimit.

Sigurimi i pronës është i rëndësishëm sepse me një çmim minimal të paguar nga pronari i pronës në kompaninë e sigurimit (Në SIGAL UNIQA vetëm 1 euro m2), pronari i pronës merr në dorë një policë sigurimi që e mbron atë çdo humbje që mund t’i ndodhë pronës nga një rrezik i përcaktuar në vetë policën e sigurimit.

LEXO EDHEKullat dhe apartamentet në Tiranë arrijnë 5,000 euro/m², siguracioni mbetet 1 euro/m²

Nëse prona mbetet e pasiguruar, dëmet e shkaktuara për shkak të këtyre rreziqeve mund të jenë të mëdha dhe shpeshherë të pamundura për tu mbuluar nga pronari i saj, çka mund të sjellë edhe rrënim ekonomik të përhershëm.

Gjatë firmosjes së kontratës së sigurimit duhet të sigurohemi që shuma e siguruar të jetë adekuate me vlerën e pronës. Në rast se ndodh dëmtimi, shoqëria e sigurimit ka detyrimin të paguajë dëmshpërblim në masën e dëmit të pësuar.

Rreziqet më të zakonshme ndaj të cilave janë të ekspozuara pronat, si shtëpia apo biznesi, janë: zjarret, përmbytjet, tërmetet, rrufetë,, shpërthimet, vjedhjet, dëmtimet e tubacioneve të ujit etj.

Të gjitha informacionet lidhur me Sigurimin e Pasurisë gjenden në dokumentin e titulluar Kushtet e Sigurimit të Pronës, të cilin çdo kompani sigurimi është e detyruar t’ia japë çdo të siguruari.

Çdo qytetar, para se të firmosë policën e sigurimit siguruar, duhet të lexojë me kujdes edhe përjashtimet nga sigurimi, të cilat përcaktojnë se cilat rreziqe nuk mbulohen nga polica.

LEXO EDHEStuhia bën namin në Tiranë, shkulen pemë e dëmtohen makina/ Pse Siguracioni KASKO është domosdoshmëri

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat