Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën rurale të Tërbaçit në Himarë.
Viktima ka qenë duke udhëtuar me një motor dhe ka humbur kontrollin e tij duke dalë në këtë mënyrë nga rruga. Plagët kanë qenë të rënda për 40-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë menjëherë.
LEXO EDHE: Këmbanat e aksidenteve rrugore/ Kamionçina përplaset me trafikndarësen, 1 viktimë tjetër në Tiranë
Por edhe sa aksidente duhet të ndodhin çdo ditë që çdokush të ndërgjegjësohet dhe të bëjë detyrën që i takon?
Siguria rrugore është një çështje e cila nuk merr vëmendjen që duhet të ketë dhe për potencialin që paraqet në shpëtimin e jetës së qytetarëve.
Shifrat tregojnë për një rritje të vazhdueshme të aksidenteve, kjo si pasojë edhe e problemeve me sinjalistikën.
Mungesa e sinjalistikës rrugore ose vendosja gabim e saj është shkak për aksidentetet rrugore.
Ka akse rrugore nacionale ku të kërkohet të ecësh me 40 km/orë kur realisht infrastruktura e lejon për 90 km/orë. Ose në disa rrugë ku është e gabuar edhe të jetë 90 km/orë pasi kanë standarde edhe për 110 km/orë.
Nxitojmë të inagurojmë, të presim shiritat por harrojmë të plotësojmë kriteret që duhet të ketë një aks rrugor.
Përse duhet të sigurohemi?
Aksidentet ndodhin, ne jemi thjesht njerëzorë dhe pavarësisht nëse i ndërmarrim të gjitha hapat e domosdoshëm për parandalimin e tyre shpesh aksidentet përfundojnë në padi nga ana e palëve të dëmtuara, duke rezultuar në pasoja financiare seioze.
Kur dëgjon se një 40 vjeçar humbet jetën në rrugë, natyrshëm të lind pyetja, kë lë pas? Përvec dhimbjes, çfarë lë pas?
Dhimbja e humbjes së të afërimit kurresesi nuk duhet të jetë një arsye për shkatërrim të financave. Nëse kryefamiljari humbet jetën, familja humbet të ardhurat që ai sjell në familje, kjo sjell varfëri, sjell përkeqësim të kushteve sociale të familjes. Dhimbja kthehet në fatkeqësinë më të vogël.
Sigurimi i Aksidenteve Personale është një policë sigurimi e cila mundëson dëmshpërblimin e të siguruarit ose përfituesin në rast dëmtimesh, paaftësish apo vdekjes të shkaktuara vetëm nga shkaqe aksidentale.
Ju mund të merrni një policë sigurimi Aksidentesh Personale për vete, në grup ose për familjen, duke qënë të mbrojtur kështu në çdo orë.
Mbulimet e kësaj police, përfshijnë:
- Vdekjen Aksidentale;
- Paaftësinë e përhershme;
- Paaftësinë e përkohshme, totale apo të pjesshme;
- Shpenzimet Mjekësore;
- Shpenzimet Spitalore;
PSE SIGAL UNIQA
Korrektësia dhe serioziteti në shërbimin ndaj klientëve, por edhe për inovacionet që ka sjellë në tregun e sigurimeve, bëjnë që SIGAL UNIQA Group Austria të jetë lidere në tregun shqiptar të sigurimeve prej më shumë se 23 vjetësh tashmë.
Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, afro 2000 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë 48 produktet e sigurimit në rreth 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.
Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara ndër vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të SIGAL përballë klientëve.
Për këtë arsye, shqiptarët dhe jo vetëm, vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie shëndetin e tyre, të familjarëve dhe më të dashurve të tyre, ndërsa bizneset të punonjësve të tyre.
SIGAL UNIQA ndjehet krenare për shërbimin që u ofron klientëve, ndërsa premton vazhdimin e rrugës së ndjekur edhe në të ardhmen.
LEXO EDHE: Të duhet një siguracion? Kliko dhe Bli Online në SIGAL
MOS PRISNI AKSIDENTIN E RRADHËS, SIGUROHUNI TANI
Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni në:
Whatsapp: +355 68 60 62 829
E-mail: [email protected]