16.5 C
Tirana
Thursday, April 23, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE "pësojnë" tre pasagjerë nga aksidenti i dy mjeteve në Shkodër-Velipojë: Çfarë...

E “pësojnë” tre pasagjerë nga aksidenti i dy mjeteve në Shkodër-Velipojë: Çfarë duhet ditur nga sigurimet

Dje në mbrëmje, dy automjete u përplasën kokë më kokë në rrugën Shkodër–Velipojë. Aksidenti pati edhe pasoja shëndetësore, ku tre pasagjerë u lënduan.

Nga perspektiva e sigurimeve, Sigurime.Online u uron shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Duke qenë se përplasja ka ndodhur mjet me mjet, në rrugë automobilistike dhe në lëvizje, për dëmet materiale, pavarësisht fajësisë, aktivizohet sigurimi MINIKASKO për mbulim deri në 10 mijë euro dëme materiale.

Hetimi policor për shkaqet dhe përgjegjësit është i rëndësishëm, ndërsa sigurimi TPL i mjetit shkaktar mbulon të gjitha dëmet ndaj palëve të treta, si materiale ashtu edhe shëndetësore, deri në 750 mijë euro.

Për drejtuesin e mjetit shkaktar, dëmet e tij shëndetësore nuk mbulohen nga TPL. Në këtë rast, një shtesë prej vetëm 10 euro mbi TPL, si sigurim aksidentesh, do të siguronte 10 mijë euro dëmshpërblim në rast vdekjeje dhe 1 mijë euro trajtim spitalor në rast aksidenti.

Nëse drejtuesi ka konsumuar ndonjë shkelje, si drejtim i mjetit në mospërputhje me qëllimin e përdorimit, me leje të pavlefshme, të pezulluar ose jashtë kategorisë, nën ndikimin e alkoolit apo substancave narkotike, në rast aksidenti të qëllimshëm apo me mjet të pasiguruar teknikisht, atëherë kompania e sigurimeve paguan palët e treta, por ka të drejtë t’i kërkojë mbrapsht shumën shkaktarit të dëmit, sipas nenit 23 të ligjit nr. 32/2021.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat