17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSkandali me kilometrat e makinave

Skandali me kilometrat e makinave

Afro brenda një javë gjatë kontrollit teknik të automjeteve, janë konstatuar 152 raste me abuzimin e kilometrazhit.

Të dhënat zyrtare të siguruara nga Tv Klan u përkasin të gjitha pikave të kolaudimit në Shqipëri.

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka bërë publike rastet kur automjeti gjatë kolaudimit në vitin 2020 ka patur afro 312 mijë km, ndërsa këtë vit rezulton me 202 mijë km, afro 110 mijë km më pak.

Si ky rast janë edhe shumë të tjera, ku tregtarët e automjeteve në përpjekje për t’i shitur ato më shtrenjtë kanë ulur numrin e kilometrave real që ka kryer makina.

Sipas Drejtorisë së Transportit të gjitha mjetet që rezultojnë me anomali në odometër pajisen me certifikatë kolaudimi vetëm pas rregullimit të statusit të kilometrave, si edhe u shënohet historiku real në certifikatë.

Gjurma historike e manovrave me kilometrazhin do t’i shërbejë blerësve eventualë që të njihen me këtë fakt dhe të mos mashtrohen më nga tregtarë të ndryshëm, pasi krahas kilometrazhit që ka mjeti në momentin e kontrollit teknik, në certifikatën e kolaudimit tashmë regjistrohet edhe historiku i makinës me kilometrat përkatës.

LEXO EDHE: Shumë larg nivelit të BE, vetëm 0.6% e makinave që qarkullojnë në Shqipëri janë të reja

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat