3.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRrufeja vret 160 krerë bagëti në Gramsh/ Niveli i ulët i sigurimit,...

Rrufeja vret 160 krerë bagëti në Gramsh/ Niveli i ulët i sigurimit, fermerët “të zbuluar” përballë fatkeqësive natyrore

Një rrufe ka goditur një tufë delesh në Gramsh e për pasojë 165 krerë kanë ngordhur.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme pas një stuhiu me erë dhe shi që mbuloi qendërn administrative Kukur.

Çobani i cili ka shpëtuar mrekullisht, Skënder Shuli, me lot në sy ka parë sesi burimi i vetëm i të ardhurave për familjen e tij 6 anëtarëshe ka marrë fund.

Industria e sigurimeve apel fermerëve për tu siguruar

Tregu i sigurimeve në Shqipëri tashmë është i konsoliduar dhe ofron të gjitha llojet e mbulimeve për bujqësinë. Kjo u mundëson bujqërve dhe fermerëve të mos ndjehen të rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore.

Tregjet e sigurimeve mbulojnë jo vetëm rreziqet katastrofike që janë të përcaktuara, por edhe sasinë e prodhimit në çdo vit, një eksperiencë kjo që bota e njeh prej dekadash.

Ngjarje të tilla si kjo e Gramshit nxjerr edhe një herë në pah nevojën e të qënurit të siguruar në çdo kohë çka e bën fermerin të ndejehet i sigurtë karshi fatkeqësive natyrore.

Duhet thyer koncepti që shteti mendon për të gjitha dhe duhet të nxitet kultura e sigurimit, njësoj si në çdo vend të Europës, madje edhe rajonit.

Shteti fqinj Maqedonia e Veriut, me kapacitete më të vogla se vendi ynë, është shumë përpara nesh në këtë drejtim.

Sipas Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve, 600 fermerë individualë dhe 50 kompani agrare për vetëm gjatë 3-mujorit të parë 2022, kanë siguruar produktet e tyre bujqësore dhe blegtorale duke investuar në siguracione rreth 2 milionë euro.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA për fermerët?

Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.

Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet ne bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linja dhe teknologji prodhimi blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi, shpendët, baza ushqimore.

Sigurimi i bujqësisë dhe Blegtorisë mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale.

Sa kushton?

Tarifat për këtë sigurim variojnë nga 0,15% deri në 6,0% të shumës së siguruar, në varësi të objektit si dhe llojeve të risqeve që do të sigurohen.

Pse Sigurohet?

Ndonjë ngjarje ndonëse e rrallë e çon fermerin drejt falimentimit pasi thith të gjithë fondet.

Mospërballimi i disa humbjeve sidomos vitet e para.Në periudha të vështira financiare preken fondet rezerve duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin e shoqërisë tuaj.

Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, ka vetëm një emër SIGAL UNIQA , i cili blen rreziqet tuaja duke ju dhënë siguri dhe qetësi. Asnjëherë nuk do të jeni të sigurtë pa qenë të sigurua. Bota ka mbi 300 vjet që siguron gjithçka dhe është kjo ku ne duam të arrijmë.

Sigurimi mund të ndihmojë rritjen e kreditimit të fermerëve

Fermerët dhe bizneset në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë përballen me një sërë rreziqesh që kërcënojnë prodhimtarinë, gjënë e gjallë dhe infrastrukturat mbështetëse të fermave.

Dukuri natyrore si breshëri, ngricat, përmbytjet, stuhitë, thatësirat e temperaturat ekstreme rrezikojnë jo vetëm prodhimin bujqësor të sezonit por në rastin fermave të vogla, këto dukuri mund të shkaktojnë edhe falimentimin total të tyre. Vërshimet e insekteve, sëmundjet e ndryshme të bimëve dhe ato të bagëtive, janë rreziqe po aq kërcënuese dhe të rëndësishme sa dukuritë natyrore të përmendura më sipër.

Sigurimi në bujqësi e blegtori do të shmangte problemet financiare me të cilat do të përballej fermeri, apo subjekti në rast se do të humbiste pjesërisht, ose totalisht prodhimin e tij, bagëtitë ose pasuri të tjera të fermave: një fermer i siguruar ka garantuar stabilitetin financiar nëpërmjet transferimit të riskut tek siguruesi.

Ndërkohë, nuk duhet harruar se, sigurimi i bujqësisë dhe blegtorisë do të ishte nxitës i rëndësishëm i kreditimit të këtyre sektorëve të ekonomisë pasi institucionet kredidhënëse do të ishin shumë më të mbrojtura nëse do të kreditonin klientë që kanë garantuar stabilitetin financiar përmes policave të sigurimit.

Fermerë, asnjëherë nuk do të jeni të sigurtë pa qenë të siguruar…

Për më shumë informacion:

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat