15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet6-mujori i parë 2022/ UNIQA: Rezultate solide; Brandstetter: Jemi në kursin e...

6-mujori i parë 2022/ UNIQA: Rezultate solide; Brandstetter: Jemi në kursin e programit tonë strategjik

Në gjashtë-mujorin e parë të vitit 2022, UNIQA Insurance Group ka gjeneruar fitime përpara tatimeve prej 169 milionë eurosh.

Primet e shkruara u rritën me 3.8% në gjashtë muajt e parë të vitit 2022. Në këtë rritje kontribuan të gjitha linjat e biznesit: sigurimi i pasurisë dhe aksidenteve u rrit me 4.4%, sigurimi i shëndetit me 3.8% dhe sigurimi i jetës me 2.5%.

Në kuadër të zhvlerësimit prej 127 milionë euro të bonove ruse, siç është komunikuar tashmë në korrik, dhe niveli i lartë i impaktit të pafavorshëm nga dëmet dhe katastrofat natyrore, rezultatet e gjysmës së parë të vitit janë solide”, thotë Andreas Brandstetter, CEO i UNIQA Insurance Group.

LEXO EDHE“Ne jemi në mes të pikës së kthesës”, Brandstetter: UNIQA, rreth një miliardë euro investime në asete të gjelbra

Raporti i kombinuar u rrit nga një 92.6% shumë e fortë në gjyamën e parë të vitit 2021 në 95.0%. Përgjegjëse për këtë ishin jo vetëm ngarkesa shumë e lartë për shkak të dëmeve madhore dhe katastrofave natyrore, por gjithashtu edhe rritja e çmimeve si pasojë e inflacionit. Megjithatë, në të njëjtën kohë, UNIQA ishte e aftë të përmirësonte më tej raportin e kostove totale nga 26.9 në 26.8%.

Nëse do të shikonim gjysmën e parë sfiduese të vitit 2022 na tregon se, pavarësisht erërave të forta, ne jemi ende në kursin e programit tonë strategjik, ‘UNIQA 3.0 – Farkëtojmë të Ardhmen’. Kjo është kryesisht për shkak të faktit se ne tashmë kemi lançuar një sërë nismash strategjike në fillim të vititi 2020, nga të cilat masat për reduktimin e kostove në veçanti po japin frytet e tyre, në kuadër të inflacionit aktual”, shton  Brandstetter.

TË DHËNA KRYESORE

  • Primet e shkruara u rritën me 3.8 për qind në 3,436.0 milionë euro
  • Rezultatet teknike u përmirësuan me 7.6 për qind në 119.5 milionë euro
  • Raporti i kombinuar u rrit nga 92.6 për qind në 95.0 për qind, për shkak të dëmeve dhe stuhive
  • Humbjet nga zhvlerësimi reduktuan të ardhurat nga investimet neto me 31 për qind në 211 milionë euro
  • Raporti i aftësisë paguese II në një nivel të fortë prej 234 për qind
  • Pamja e përgjithshme: biznesi kyç solid, asnjë parashikim për zhvillimin e tregjeve të kapitalit

SIGAL, prej 15 vjetësh tashmë pjesë e UNIQA INSURANCE Group

Që prej 23 mars 2007 SIGAL është pjesë e grupit të madh financiar “UNIQA Insurance Group”, i cili zotëron  rreth 87% të aksioneve të kompanisë.

24 mijë punonjës, të cilët u shërbejnë 16 milionë klientëve në 18 shtete të ndryshme, e bëjnë UNIQA Insurance Group një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.

Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, UNIQA zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, UNIQA Insurance Group punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.

Në këtë frymë, UNIQA Insurance Group solli për herë të parë në Shqipëri përmes SIGAL, Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, me mbi 1 milion klientë, ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet”, “Jetë Plus” apo Asistanca Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

LEXO EDHE15 vite bashkëpunim/ CEO i “UNIQA”: Ofrojmë korrektësinë tonë përmes SIGAL, disa gjëra janë mbipërmbushur

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat