15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet'Shërbime të reja për klientët'/ drejtues të “UNIQA”: Të vendosim fjalën “sigurime”...

‘Shërbime të reja për klientët’/ drejtues të “UNIQA”: Të vendosim fjalën “sigurime” në një dritë më pozitive

Qëllimi i Departamentit të Korporatave dhe Partnerëve të UNIQA është krijimi i vlerës së shtuar për klientët këtyre korporatave duke pasuruar në të njëjtën kohë produktet e tyre.

Olivera Boehm, Drejtore e Korporatave dhe Partnerëve dhe Peter Humer, Anëtar Bordi, në një intervistë për “Forbes” flasin rreth objektivave, mundësive dhe rolit të korporatave dhe partnerëve në portofolin e UNIQA, pjesë e së cilës është edhe SIGAL Group.

LEXO EDHEJo vetëm në Shqipëri/ Raporti i BQK: SIGAL UNIQA, lider në tregun e sigurimeve edhe në Kosovë

INTERVISTA E PLOTË NË “FORBES

Çfarë është Departamenti i Korporatave dhe Partnerëve dhe cili është roli i tij në portofolin e UNIQA?

(OB): Detyra e Korporatave dhe Partnerëve është të rritemi së bashku me klientët e korporatave apo për t’i ndihmuar ata të rriten. Për shembull, ne largojmë risqet e tyre: Përveç sigurimit të punonjësve, ne mbrojmë korporatat kliente në rast zjarri apo stuhie. Në anën tjetër, ne kërkojmë të pasurojmë produktet dhe shërbimet e koportarave tona kliente me ndihmën e zgjidhjeve të sigurimeve, p.sh., duke i bërë ato më të vlefshme. Që prej vitit 2020, fusha e korporatve dhe klientëve është rritur mesatarisht me 7% në vit, me një volum primesh prej 1.1 miliardë euro në vitin 2021.

Cilët janë kompanitë dhe sektorët parësorë të cilët ndihmohen nga Departamenti i Korporatave dhe Partnerëve?

(PH): Në Austri, ne jemi shumë aktiv në kompanitë e vogla, të mesme dhe industriale, ku përgjegjësia jonë është tek sigurim i përgjegjësive dhe pasurisë. Ne ofrojmë një gamë të gjëra mbulimi me sigurim për shumë sektorë dhe dëshirojmë të zgjerohemi me linjat klasike të sigurimit. Këto përfshijnë sigurimin e shëndetit në grup, biznesin e flotave të automjeteve, skemat e pensioneve të kompanive dhe, mbi të gjitha, biznesi i partnerëve. Këtu, ne përpiqemi të mbulojmë një gamë sa më të gjërë që të jetë e mundur dhe ne jemi shumë fleksibël. Ne mund të themi me krenari se UNIQA është, për shembull, lideri i tregut për menaxhimin e pasurisë dhe kompanive të makinave me kabëll. Në përgjithësi, ne jemi një nga siguruesit më të mëdhenj në segmentin e turizmit në Austri.

Industri të ndryshme kanë nevoja të ndryshme. Si ia dilni t’i përgjigjeni të gjitha shqetësimeve individuale?

(OB): Qëllimi ynë është të mbulojmë nevojat e lidhura me industritë përkatëse dhe madhësinë e kompanisë. Ne e menaxhojmë këtë me inxhinerët e specializuar të rreziqeve të cilët kuptojnë risqet individuale të çdo kompanie dhe ofrojmë zgjidhjet e duhura të sigurimeve. Për shembull, mund të ndodhë që dy kompani të cilat në fakt prodhojnë saktësisht të njëjtën gjë të jenë të ekspozuara ndaj risqeve të ndryshme thjesht për shkak të vendndodhjes së tyre: nëse një fabrikë ndodhet afër një lumi, ka një risk më të lartë nga përmbytja se në një zonë urbane, ku risku nga zjarri mund të jetë më i lartë. Kjo është arsyeja përse puna me inxhinierët e risqeve është i një rëndësie të madhe.

Ju thoni se jeni lider në industrinë e turizmit. Cilat janë nevojat speciale sipas këndvështrimit të sigurimeve?

(PH): Një çështje që është veçanërisht e rëndësishme për industrinë e turizmit është sigurimi i ndërprerjes së biznesit. Dëmtimi nga zjarri në një hotel jo vetëm që do të rezultonte në dëmtimin e pronës, por gjithashtu në humbjen e biznesit. Në UNIQA, ne mund ta zgjidhim gjithashtu edhe këtë problem me një mbulim të përshtatshëm me sigurim.

Si ia dolët të mbështesnit klientët tuaj gjatë pandemisë?

(OB): Për shembull, me inxhinierët tanë të risqeve, ne kemi ndihmuar në mënyrë aktive për t’u siguruar që mbyllja e impainteve gjatë pandemisë te realizohej në mënyrë të sigurt. Është e rëndësishme që makineritë të fiken siç duhet për të shmangur surpriza të pakëndshme të tilla si dëmtimi nga uji pas fikjes. Është gjithashtu e rëndësishme të vënë re se besnikëria e klientëve ka parë një rritje të madhe gjatë periudhës së pandemisë.

Çfarë uroni për të ardhmen?

(OB): Deri tani, sipas mendimit tim, fjala sigurime ka qenë shumë e ngushtë dhe për të ardhmen ne dëshirojmë t’i ofrojmë klientëve tanë shërbime të reja për ta vendosur fjalën shpesh negative të “sigurimeve” nën një dritë më pozitive.

Një shembull konkret do të jetë e ashtuquajtura “kontrolli i menaxherit”. Kjo lejon menaxherët e një kompanie të siguruar nga ne që të ketë një kontroll të plotë në një spital UNIQA çdo dy vite. Shërbime të tilla shtesë e kthejnë një sigurim të thjeshtë “Drejtor & Oficer” në diçka pozitive dhe të këndshme. Ne shohim shumë potencial për të ardhmen këtu.

LEXO EDHECEO i UNIQA në Simpoziumin e St.Gallen: Qëndrueshmëria,element kyç i strategjisë së kompanisë sonë

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat