Rajoni i Campania në Itali është përfshirë nga stuhi të fuqishme.
Mediat italiane raportojnë se përmbytjet kanë goditur Monteforte Irpino, një qytet në periferi të Avellino.
Në pamje mund të shihet se si rrjedha e fuqishme e ujit dhe balta kanë pushtuar rrugët, duke marrë përpara makina të shumta të parkuara aty pranë.
Autoritetet u kërkuan qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre ndërsa pesë persona u evakuuan. Në Caserta disa pemë u rrëzuan, barrierat ndarëse të rrugëve u dëmtuan rëndë për shkak të erës së fuqishme.
Dëmtime dhe rrëshqitje dheu pati edhe në Bregun e Sorrentos. Në qendrën historike të Monteforte Irpino e njëjta zonë e goditur rëndë nga një përmbytje vitin e kaluar, katet e sipërme të shtëpive u përfshinë nga uji. Nuk raportohet për të lënduar, por numri i dëmeve parashikohet të jetë i konsiderueshëm.
Në Umbria një rrebesh i dendur, i shoqëruar me vetëtima dhe erëra të forta shkaktoi dëme të konsiderueshme.
LEXO EDHE: Stuhi të forta prekin Ballkanin, nesër vijnë edhe në Shqipëri. Sa të përgatitur jemi?