13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet9-mujori, rritet tregu i sigurimeve/ AMF: 15 milion $ më shumë se...

9-mujori, rritet tregu i sigurimeve/ AMF: 15 milion $ më shumë se 2021

Ashtu si tregjet financiare në përgjithësi, veçanërisht ata të bonove të thesarit, rritje të fortë këtë vit ka shënuar edhe tregu i sigurimeve, arkëtimet e të cilit rezultojnë në total thuajse 15 milionë dollarë më shumë se një vit më parë.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2022, sipas të cilit të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2022 kapën vlerën 15,5 miliardë lekë, afërisht 155 milionë dollarë, ose 9.46% më shumë se në janar-shtator 2021.

Gjatë periudhës janar-shtator 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 981,393  me një rritje prej 15.49% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.83% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.08%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.44% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.56% të totalit të tregut.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-shtator 2022 arritën rreth 5,960 milionë lekë, 6.92% më shumë se në periudhën janar-shtator 2021. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 15.29% krahasuar me periudhën janar-shtator 2021.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-shtator 2022, patën një rritje me 3.71%  kundrejt periudhës janar-shtator 2021.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-shtator 2022 siguruan mbi 2,590 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 67.00%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 23.37% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-shtator 2022, vihet re një rritje prej 3.94% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.93% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-shtator 2021.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-shtator 2022, arritën në rreth 1,064 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 17.42% në krahasim me periudhën janar-shtator 2021.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-shtator 2022, arritën rreth 1,254 milionë lekë, ose 22.41% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat