15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet58-vjeçarja në Delvinë nuk i mbijeton dot plagëve të aksidentit, arrestohet shoferi

58-vjeçarja në Delvinë nuk i mbijeton dot plagëve të aksidentit, arrestohet shoferi

Shkëndije Halili 58 vjeç punonjëse e pastrim – gjelbërimit e Bashkisë së Delvinës është aksidentuar nga një mjet sapo ka dalë nga banesa për të shkuar në punë këtë mëngjes rreth orës 5.15 min.

58 vjeçarja është transportuar në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit të Sarandës. Ajo kishte dëmtime serioze të kokës, hemorragji dhe fraktura të këmbës së djathtë.

Për shkak të gjendjes së rëndë u bë përpjekja për transportin e saj me helikopter drejt spitalit të Traumës por ajo humbi jetën në Sarandë para se të arrinte të transportohej drejt Tiranës.

Policia është duke hetuar rreth këtij rasti dhe ka arritur të ndalojë autorin e aksidentit të rëndë 30 vjeçarin Mateo Rustemi.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat