14.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet400 mijë hektarë të djegura në Greqi/ Edhe Turqia përfshihet nga zjarret

400 mijë hektarë të djegura në Greqi/ Edhe Turqia përfshihet nga zjarret

Pas situatës kritike nga zjarret në disa zona të Greqisë, vatra të mëdha janë regjistruar pasditen e së martës dhe në Turqi.

Situata më e rënduar paraqitet në provincën e Çannakales në veriperëndim të Turqisë aty ku flakët kanë përfshirë disa fshatra dhe kanë shkatërruar totalisht dhjetëra shtëpi.

Banorët kanë marrë urdhër që të evakuohen, ndërkohë që brigadat e zjarrfikësve po punojnë për të vënë në kontroll flakët.

Aktualisht, raportohet të jetë ndërprerë dhe qarkullimi i mjeteve në zonat e rrezikuara, pasi masive të mëdha pyjesh po digjen.

Ministri i Bujqësisë, Ibrahim Yumakeli deklaroi për mediat vendase se deri në këto momente janë evakuuar banorët e 6 fshatrave, teksa fatmirësisht nuk ka humbje jete.

Ndërkohë që Greqia është duke kaluar një ndër situata më sfiduese për shkak të zjarreve në vend, që nuk ishin përjetuar prej dhjetëra vitesh.

Sipas të dhënave të marra nga satelitët, që nga e shtuna, në Greqi janë regjistruar më shumë se 300 vatra zjarri, që kanë djegur 400 mijë hektarë me pyje dhe shkurre.

Një ditë më parë, u regjistrua dhe tragjedia më e madhe për shkak të zjarreve, ku trupat e 18 emigrantëve të paligjshëm, u gjetën të djegur në pyllin e shkrumbuar të Dadias.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat