11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet4 Shkurti, Dita Botërore e Kancerit/ Çfarë ofron SIGAL UNIQA për sëmundjen...

4 Shkurti, Dita Botërore e Kancerit/ Çfarë ofron SIGAL UNIQA për sëmundjen që merr miliona jetë çdo vit?

4 shkurti shënohet si Dita Botërore Kundër Kancerit, sëmundja që mbetet ndër shkaktaret kryesore për vdekjet në botë por edhe në Shqipëri.

Kjo ditë është një iniciativë që synon të arrijë të vedijësoj njerëzit për njohjen e simptomave të para të kancerit dhe që mund të trajtojnë atë në faza të hershme.

Numri i rasteve të reja me kancer në Europë pritet që të rritet me 22.5% në dy dekadat e ardhshme, sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin, pranë OBSH-së.

Në rang global, numri i rasteve me kancer do të rritet me 55% nga viti 2022 deri në 2045. Më konkretisht, nga thuajse 19.9 milionë raste me kancer që janë raportuar në vitin 2022, në vitin 2045 pritet që të jenë 30.9 milionë raste të diagnostikuara.

Sa j përket Shqipërisë, në vendin tonë mbi 6,500 raste të reja me kancer identifikohen çdo vit.

LEXO EDHE: Parandalimi i sëmundjeve/ Si na shërben “CHECK UP-i sipas Protokollit Japonez”

Sëmundjet kanceroze të diagnostikuara më shpesh në Shqipëri janë kanceri i mushkërive dhe kanceri i gjirit. Kanceret e lëkurës, megjithëse me rrezikshmeri më të ulët, jane gjithashtu shumë të shpeshta.

Këto 3 kategori semundjesh tumorale përbëjnë së bashku pothuaj 40% të të gjitha rasteve të reja të raportuara çdo vit nga sistemi shëndetësor.

Shtrimet në spital në sistemin shëndetësor publik nga sëmundjet kanceroze dhe tumorale kanë ardhur në rritje të vazhdueshme si për meshkujt edhe për femrat. Sëmundjet tumorale mbeten shkaku i dytë më i shpeshtë i fataliteteve, duke shkaktuar rreth 16% të vdekjeve çdo vit.

Duke parë këtë situatë dhe duke parë interesat e mëdha që ka sot mbrojtja e shëndetit, SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve, e para që solli Sigurimin Privat të Shëndetit në Shqipëri, ofron tashmë edhe dy produkte dedikuar pikërisht këtyre sëmundjeve: Karta “Jetë Plus” dhe “Sigurimi Anti-Tumor“.

“Jetë Plus” mbulon 5 sëmundje të rënda:

  • tumorin malinj,
  • ndërhyrjet kirurgjikale në zemër,
  • ndërhyrjet kirurgjikale në kokë,
  • ndërhyrjet në shtyllën kurrizore,
  • transplantin nga një dhurues i gjallë.

Kjo paketë Sigurimi mbulon shpenzimet mjekësore, për këdo që ka nevojë, në të gjithë botën. Ndërsa ofron gjithashtu edhe mundësinë e “Opinionit të dytë Mjekësor”.

Për shkak të mbulimit gjeografik tejet të madh, “Jetë Plus” mbulon shpezime deri në 1 milion Euro.

Propozimi tjetër i SIGAL UNIQA është “Sigurimi anti-Tumor”.

Nëse i siguruari diagnostikohet me tumor malinj apo beninj në kokë, i ofron të siguruarit dëmshpërblim në masën e siguruar të cilën e ka zgjedhur vetë. Dhe varion nga 5 mijë deri në 500 mijë euro.

Privilegji i të pasurit Policën “Anti-Tumor” dhe dëmshpërblimi i menjëhershëm monetar, i siguron të siguruarit të organizojë dhe të bëjë me paratë që i ofrohen trajtimin që ai e mendon më të përshtatshëm ose të mbështesë familjen e tij në një moment kaq delikat.

Polica “Anti Tumor” ka një çmim në varësi të moshës dhe gjinisë të të siguruarit.

“Opinioni i Dytë Mjekësor”, në Shqipëri e ofron vetëm SIGAL UNIQA

Opinioni i dytë mjekësor i shërben çdo pacienti, i cili para një ndërhyrjeje kirurgjikale duhet të ketë të konfirmuar planin e trajtimit dhe diagnozën që ka.

SIGAL UNIQA i mundëson të siguruarit që këtë opinion ta marrë në qendra më të specializuara të botës.

Opinioni i Dytë Mjekësor e garanton të siguruarin që trajtimi që po merr është i duhuri, ai me të cilin shërimi është më i mundur.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat