5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"2023 do të jetë viti i Inteligjencës Artificiale për Sigurimet"

“2023 do të jetë viti i Inteligjencës Artificiale për Sigurimet”

Midis realitetit të testuar dhe legjendave, ajo që është e qartë është fakti se teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale mund të ndryshojnë mes të tjerash edhe industrinë e sigurimeve.

2023 do të jetë viti i Inteligjencës Artificiale për Sigurimet”, parashikon Arndt GOSSMANN, CEO i DGTAL, i cili do të jetë pjesë e panelit në Forumin Ndërkombëtar të Sigurimeve-Risigurimeve që mbahet më 25-27 qershor, në Bukuresht.

“DGTAL” po bashkon përvojën e një kompanie sigurimesh gjermane dhe një kompanie zvicerane në fushën e teknologjisë duke synuar të bëhet agjenti i parë plotësisht dixhital.

Në pak më shumë se një vit nga fillimi i punës dhe me zyra në Zyrih, Hamburg, Athinë dhe Kopenhagen, “DGTAL” po punon tashmë në projektet +8 DRILLER dhe HUSTON me klientë nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Greqia, në fushat e Sigurimeve dhe Risigurimeve.

LEXO EDHE: Interneti përdoret nga 97% e të rinjve/ SIGAL ONLINE, siguracioni që ju nevojitet vetëm një klikim larg

Forumi Ndërkombëtar i Sigurimeve-Risigurimeve qëndron si eventi më i rëndësishëm pranveror në Evropën Qendrore dhe Juglindore, kushtuar tregjeve të sigurimeve, risigurimeve dhe pensioneve private.

Këtë vit, në edicionin e saj të 24-të, FIAR do të mbledhë përfaqësues të të gjitha kompanive kryesore evropiane të sigurimeve dhe risigurimeve, shkruan “xprimm“.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat